Highlight UNIK +

Si të ruajmë një lidhje të shëndetshme?

sukses
Blerta Prebreza

Sociologe

Lidhjet e dashurisë nuk janë asnjëhere të njejta ato ndryshojnë nga njëra tjetra, mirëpo në secilën lidhje kërkohet kontributi i dy personave të cilin e lidhin atë. Dhe pikërisht janë këtu lindin përgjegjësit dhe veprat që një lidhje të jetë funksionale dhe e shëndetshme. Asnjëherë nuk duhet pritur që vetem njëri të kontribojë dhe të kujdeset për lidhjen, sepse nuk është e mjaftueshme dhe dikur bëhet e lodhshme dhe na sjell deri tek keqkuptimet. Ne momentin që nisim të mendojmë se me të vërtetë dëshirojmë të krijojmë një lidhje të sinqertë dhe serioze atëherë është momenti i duhur të mendojmë edhe për përgjegjësitë tona.

Kujdesi ndaj partnerit si pikë e parë që len të kuptojë se ti e vlerëson dhe e dashuron atë person, mandej mirëkuptimi si pikë kyçe që duhet të ekzistoj në secilin aspekt, mirëkuptimi në profesionin dhe punën që bën partneri, kur krijon lidhje është mirë që të mendosh nese puna që bën partneri apo partnerja të pëlqej, sepse nese nuk e përkrah atëhere çdo herë lindin mosmarrëveshje. Andaj duhet pëlqyer dhe pëkrahur maksimalisht puna dhe profesioni ndërmjet një çifti sepse vetëm ashtu ndjeheni të vlerësuar dhe super të motivuar. Pas këtyre pikave kyçe sigurisht në radhë vjen koha që i kushtoni njëri-tjetrit, në lidhje kërkohet shumë edhe vëmendja e përkushtimi edhe pse jetojmë ne një kohë ku dinamika është në nivel të lartë por, prap duhet gjetur koha dhe momentet e përkushtimit ndaj njëri-tjetrit.

Shkruani njëri-tjetrit kurdo që keni kohë, sepse ajo tregon kujdes dhe vëmendje, bëni gjëra speciale, udhtime të paplanifikuara i bëjnë mirë lidhjes, ndonjë darkë e befasishme, apo gjëra qe e dini se i pëlqen partneri apo partnerja. Dhe gjithesesi nuk duhet harruar asnjëhere që ta njihni mirë njëri-tjetrin mundëson që ju të tejkaloni shumë lehtë edhe situatat më të vështira, në një lidhje ikja nuk është zgjedhja, por qendrimi dhe ballafaqimi në secilën situatë sepse vetem ashtu gjërat bëhen të lehta dhe të kuptueshme. Dhe si rrjedhojë e kësaj del të jetë që duhet të jemi vetvetja, duke qenë vetvetja dhe duke i shpreh dëshirat pritshmëritë dhe kërkesat e juaja ndër vete, nuk lindin zgjënjimet, sepse nese në çift njëri fillon të bëjë më shumë se tjetri kjo është më shum si rezultat që ai person nuk shpreh ato që ai i pret, por më shumë koncentrohet në ato çka partneri do.

Ruajeni dhe kujdesuni për lidhjen tuaj nese ajo është me vlerë për ju, sepse kur thyhet shumë do jetë vonë, orientimi në gjëra pozitive dhe në gjëra që ne kemi mundësi ti bëjmë e ti ofrojmë në një lidhje, na ofron lidhje dashurie të shëndetshme.