Familja Highlight

Si të rritni një gjeni?

gjeni

A mendoni se mund të rrisni një gjeni? Disa karakteristika të fëmijëve gjeni janë të trashëguara por shumica nga to edhe të mësuara. Shikoni një udhërrëfyes se si t’i ndihmoni fëmijës suaj t’i arrijë qëllimet e tyre në të ardhmen dhe të jenë gjeni të vërtetë.

Disa nga këto këshilla mund t’iu habisin.

Limitojeni orën e televizorit për fëmijët e moshës 2 vjeçare e më pak;

Për çdo orë të shikuar të televizorit do të thotë sa më pak fjalë nga fëmijët tuaj nga ju. Fjalët e shkëmbyera nga një I rritur dhe një fëmije do të ndihmojë në zhvillimin e tij.

Jepni fëmijës tuaj një instrument;

Studimet kanë treguar se fëmijët që luajnë në piano ose një instrument tjetër kanë aftësi më të larta të komunikimit. Edhe fëmijët që kanë luajtur një instrument për vetëm 8 muaj tregojnë ngritje rreth 46% në aftësitë e memorizimit të gjërave.

Mësoju atyre durim;

Një eksperiment shumë interesant testoi fëmijët. Atyre iu është thënë se ata mund t’I hanin dy biskota nëse mund të prisnin e të mos hanin biskotën e parë. Fëmijët që pritën 15 herë më shumë shënuan pikë shumë më të larta në testime.

Krijoni një plan stërvitjesh për ta;

Ushtrimet aerobike mund të ngritin aftësitë kognitive të fëmijëve për gati 100%. Fëmijët që luajnë një sport vazhdimisht kanë treguar zhvillim në matematikë e shkencë.

Mos ju tregoni që janë të zgjuar;

Duke I rritur fëmijët tuaj si të zgjuar dhe të veçantë do të ndikojë që ata të mos jenë të pavarur, do të krijojë ndjenjën e frikës ndaj dështimit, dhe do të krijojnë ndjenjën e të munduarit shumë.