Nëse ju ka rastisur të provoni këtë salcë atëherë me siguri do të gjeni interesim në përgatitjen e saj. Kjo salcë është shumë e lehtë për tu përgatitur dhe nuk kërkon shumë kohë.
Përbërësit: 1 gotë jogurt; Thelpinj të një hudhrës; Gjysmë limoni; Gjysma e një trangulli; 2 lugë gjelle vaj ulliri;
Mënyra e përgatitjes;
Prej trangujt në gjysmë dhe largo farat. Grije pjesën e mbetur dhe shtrydh derisa të largoni lëngun e mbetur. Vendosni trangujt në një enë të vogël. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit, hudhrën, lëngun e limonit, kripë dhe piper. Hedh po në atë enë trangullin e grirë dhe jogurtin. Mbulo me një qese dhe vendoseni në frigorifer për të paktën 2 orë para përdorimit.