Highlight Receta Shëndeti

Si të përgatisni salcën e njohur greke “Tzatziki”?

Nëse ju ka rastisur të provoni këtë salcë atëherë me siguri do të gjeni interesim në përgatitjen e saj. Kjo salcë është shumë e lehtë për tu përgatitur dhe nuk kërkon shumë kohë.

tzatzikiPërbërësit:

1 gotë jogurt;
Thelpinj të një hudhrës;
Gjysmë limoni;
Gjysma e një trangulli;
2 lugë gjelle vaj ulliri;

Mënyra e përgatitjes;

Prej trangujt në gjysmë dhe largo farat. Grije pjesën e mbetur dhe shtrydh derisa të largoni lëngun e mbetur. Vendosni trangujt në një enë të vogël. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit, hudhrën, lëngun e limonit, kripë dhe piper. Hedh po në atë enë trangullin e grirë dhe jogurtin. Mbulo me një qese dhe vendoseni në frigorifer për të paktën 2 orë para përdorimit.