Highlight Shëndeti Të tjera

Si të përdorni depresionin për të rregulluar jetën tuaj?

depresioni

Nëse ndonjëherë keni vuajtur nga depresioni atëherë ne nuk kemi nevojë t’ua përshkruajmë simptomat për t’ua rikujtuar se si jeni ndjerë gjatë kësaj periudhe ose atë që jeni duke ndjerë tani.

Ka disa njerëz që përjetojnë një episod të depresionit klinik dhe kurrë nuk e përjetojnë më atë. Megjithatë, sipas Shoqatës Amerikane të Psikiatrisë, më shumë se gjysma e njerëzve që kanë një episod do të kenë një tjetër. Disa njerëz do të jetojnë me këtë gjendje gjatë gjithë jetës së tyre.

Por kjo nuk duhet të ju bëjë të ndiheni keq. Megjithëse ju duhet të bëni një përpjekje të madhe ju mund ta përdorni depresionin tuaj për të rritur lumturinë tuaj, për të përmirësuar jetën tuaj dhe për të bërë ndryshime në jetën e dikujt tjetër. A nuk është kjo një strategji shumë më e mirë e përballimit se sa t’i japësh jetën tuaj mendimeve të këqija?

Përdoreni atë për të mësuar të tjerët

Ka njerëz në botë që nuk e kanë përjetuar kurrë depresionin. Ata nuk kanë asnjë ide se çfarë është. Ju i keni takuar ata, ata janë njerëzit që ju thonë “kjo nuk është asgjë.”

Këta njerëz duhet të edukohen.

Është detyra jonë, si njerëz që jetojnë mirë me sëmundje mendore, të bëjmë çmos për të ulur stigmatizmin dhe diskriminimin. Mënyra për ta bërë këtë është duke folur për sëmundjet mendore. Ne duhet ta diskutojmë atë në bisedat tona të përditshme.

Përdoreni atë për të krijuar art

Arti mund të jetë çdo aktivitet krijues që zgjidhni. Pikturë, shkrim dhe poezi janë të parat që na shkojnë në mendje, por opsionet janë të pafundme. Dhe nëse keni llojin e trurit që zhvillon depresionin, më lejoni t’ju siguroj, ju keni llojin e trurit që mund të krijojë çdo gjë që vendosni.

Krijimi i diçkaje do t’ju ndihmojë të përqendroni mendjen tuaj në diçka tjetër nga ajo që ndjeni.

Përdoreni atë për të bërë një ndryshim në botë

 

Kjo ndoshta mund të përshkruhet si një kombinim i dy të parave. Nëse krijoni ndonjë formë të artit dhe e përdorni atë për t’i mësuar njerëzit për Depresionin, do të bëni një ndryshim në botë. Dhe as nuk keni nevojë për ndonjë aftësi mësimore, vetëm duhet të tregoni historinë tuaj.

 

Për shkak se e keni bërë këtë gjë deri tani, keni mësuar cilësitë e tolerancës, ndjeshmërisë, vetë-kujdesit dhe rëndësinë e kujdesit për veten fizikisht me dietë dhe stërvitje. Për të përmendur vetëm disa. Këto janë të gjitha aftësitë që të rinjtë tanë, madje edhe disa nga njerëzit tanë të moshuar, duhet të mësojnë.