Highlight Të tjera

Si të nxirrni më të mirën nga viti 2018

viti 2018

Një vit I ri është afër, dhe duket sikur ne nuk e kemi ende idenë se çfarë të mirash duam të na sjellë ky vit. Natyrisht që ne duhet të punojmë shumë që dëshirat tona të realizohen, mirëpo mendimi i drejtë për to, është po ashtu një gjë që duhet konsideruar. Nëse dëshironi që të shfrytëzoni këtë vit të ri në të mirën tuaj, atëherë provojini disa nga këto metoda.

1. Gjeni temën tuaj.

Kjo temë duhet të jetë e thjeshtë dhe të ju motivojë ju të bëni ndryshimet që doni në jetë. Ajo duhet t’ju bëjë që ju të gjeni qëllimet e jetës suaj.

2. Gjeni fushat e fokusit tuaj;

Mendoni se për cilat gjëra në jetë duhet të jeni më të fokusuar vitin e ardhshëm. Cilat fusha të jetës suaj më specifikisht kanë nevojë për më shumë vëmendje për tu përmirësuar?

3. Shënoni 12 qëllime;

Shënoni ato që doni ti arrini në vitin e ardhshëm, dhe tregoni se si ato do të ndryshojnë jetën tuaj për të mirë.

4. Krijoni një listë të gjërave që doni ti bëni.

Krijoni listën e atyre gjërave që gjithmonë keni dashur ti provoni, tregohuni guximtar.