Highlight Të tjera

Si të ndryshosh diçka negative?

ndrysho

Nëse në jetën tënde ka diçka negative, të cilën do ta ndryshosh, procesi është i njëjtë.

Një dashuri, duke imagjinuar dhe përjetuar situatën e ke ashtu siç e dëshiron. Mbaj mend se gjithçka negative tregon mungesë dashurie, ndaj duhet të mendosh të kundërtën e situatës negative. E kundërta është dashuri.
Për shembull, nëse ke një sëmundje që do ta largosh nga trupi yt, ushqe dashuri për trupin tënd të shëndetshëm.

Nëse ti përdor procesin e krijimit për të ndryshuar diçka negative, ki parasysh se ti nuk mund ta kthesh negativen në pozitive.

Kjo duket shumë e vështirë për të ndodhur dhe procesi i krijimit nuk funksionon kështu.
Gjithçka që duhet të bësh është të ushqesh dashuri ndaj dëshirës tënde, dhe kështu forca e dashurisë do ta zëvendësojë negative për ty.

Mënyra për ta ndryshuar rrjedhën e ngjarjes është të ndjesh dhe të imagjinosh të kundërtën. Fakti se ti mund të imagjinosh shërim të plotë, do të thotë se ai ekziston. Mbushe fushën tënde magnetike me ndjenja të mira mbi gjithçka dhe çdo gjë që dëshiron e kjo të bën të ndihësh mirë.

Shtoje dashurinë në çdo aspekt të jetës tënde.
Ndjehu mirë sa më shumë të mundesh, pasi çdo moment dashurie sjell shërim të plotë.