Highlight Të tjera

Si të ndaloni ciklin e negativitetit?

Ne shpesh takojmë njerëz në jetën tonë që nuk janë të lumtur e kanë hyrë në ciklin e negativitetit. Ndonjëherë ata as nuk e kuptojnë atë. Mund të kenë probleme zemërimi dhe probleme në të komunikuar.

Të gjithë kanë probleme kohë pas kohe, dhe gjithmonë ka arsye për zemërim. Mirëpo mendja ynë është si një lloj programi kompjuterik. Kur fokusohemi në ndjenjën e dështimit për një kohë të caktuar kjo çon deri në bllokim dhe kultivim të ciklit të negativitetit.

Si mund ta ndaloni këtë cikël?

Ndryshoni mënyrën e të menduarit dhe ndryshoni jetën tuaj

Ne shpesh konsiderojmë se truri ynë jemi ne. Por shpesh harrojmë se truri ynë është thjesht një “pajisje” që duhet kontrolluar. Negativiteti, zemërimi e depresioni vijnë kur ne të kemi humbur këtë kontroll, ose nuk e kemi ditur që e kemi. Emocionet dhe truri ynë janë aty për të na mbrojtur ne. Nëse ankimi është zakoni juaj, mendja juaj do të mundohet të ju mbrojë nga ai.

Filloni duke qenë falënderues ndaj mendjes dhe shprehni mirënjohje duke i japur asaj pushim. Me kohë, mund të ndryshoni zakonet e juaja mentale, për të krijuar një lidhje e cikël të ri të mbushur me pozitivitet e dashuri. Me këto emocione të reja në jetë nuk do të ketë vend për negativitet.