Highlight Të tjera

Si të mposhtim frikën?

Si të mposhtim frikën

Më poshtë janë disa shembuj të frikës dhe disa kura të mundshme të veprimit.

1. Siklet për shkak të paraqitjes personale – Përmirësoni atë. Shkoni në një sallon bukurie. Ndriçoni këpucët. Pastroni dhe mirëmbani rrobat e juaja. Në përgjithësi, praktikoni trajtimin e mirë të gardërobës. Nuk do të thotë gjithmonë të merrni rroba të reja.
2. Frika nga dështimi në ndonjë ekzaminim/provim – Konvertoni kohën që shpenzoni duke u merakosur në kohë studimi.
3. Frika nga ajo që njerëzit e tjerë mund të mendojnë apo thonë – Sigurohuni që ajo që keni ndërmend të bëni është e drejtë. Atëherë bëjeni. Askush nuk bën ndonjë gjë qe vlen për të cilën ai nuk është kritikuar ndonjëherë.
4. Frika nga njerëzit – Vendosni ata në perspektivën e duhur. Mbani mend, personi tjetër është vetëm një qenie njerëzore në ngjashmëri me vetën tuaj.

Truri juaj ngjason shumë me një bankë. Ju çdo ditë bëni depozita të mendimeve në “bankën e mendjes” tuaj. Këto mendime depozita rriten dhe bëhen pjesë e  kujtesës tuaj. Kur të përballeni me një problem, në fakt ju i thoni bankës tuaj të kujtesës: “Çfarë di unë tashmë për këtë?”
Banka juaj e kujtesës automatikisht përgjigjet dhe ju furnizon me pjesë të informacionit në lidhje me këtë situatë që ju keni depozituar në raste të mëparshme.

Këtu janë dy gjëra të veçanta për të bërë për të ndërtuar vetëbesimin përmes menaxhimit efikas të bankës tuaj të kujtesës.

  1. Depozito vetëm mendime pozitive në bankën tuaj të kujtesës. Të gjithë të ballafaqohemi me shumë situata të pakëndshme, të turpshme, dhe dekurajuese. Por njerëzit e pasuksesshëm dhe të suksesshëm merren me këto situata në mënyrë të kundërta. Njerëzit e pasuksesshëm, për të thënë drejtë, i marrin ato shumë afër zemrës. Ata jetojnë në situata të pakëndshme, duke i dhënë atyre një vend të mirë në kujtesën e tyre dhe nuk mbajnë mendjen larg prej tyre. Njerëzit e suksesshëm, në anën tjetër, “nuk i japin asaj një tjetër mendim.” Njerëzit e suksesshëm janë të specializuar në vënien e mendimeve pozitive në bankën e tyre kujtesës.
    Vetëm para se të shkoni për të fjetur mundohuni të depozitoni mendime të mira në bankën tuaj të kujtesës.Kujtoni shumë gjëra të mira që ju duhet të jeni mirënjohës për: bashkëshorten/in, fëmijët tuaj, miqtë tuaj, shëndetin tuaj. Kujtoni fitoret tuaja dhe arritjet. Shkoni përreth arsyeve se pse duhet të jeni të lumtur të jetoni.
  2. Tërhiqni vetëm mendimet pozitive nga banka juaj kujtesës. Mos ndërtoni përbindësha mendorë. Refuzoni të tërhiqni mendimet e pakëndshme nga banka juaj e kujtesës. Kur ju kujtohen situata të pakëndshme, përqendrohuni në gjetjen e pjesës të mirë të përvojës; harroni të këqijat. Groposini ato. Nëse e gjeni vetën duke menduar për anën negative,ndaleni mendjen tuaj komplet për një moment. Në të shkurtë, me të vërtetë është e lehtë të harrosh mendimet e pakëndshme në qoftë se ne thjesht refuzojmë ti kujtojmë ato. Tërheq vetëm mendimet pozitive, të tjerat lëri të veniten. Dhe vetëbesimi juaj, ajo ndjenjë që gjendeni në krye të botës do të zmadhohet.