Highlight Shëndeti

Si të menaxhoni sulmet e panikut jashtë shtëpisë?

sulmet e panikut

Sulmet e panikut nuk janë edhe aq paralajmërues. Personat që vuajnë nga ankthi e dinë se një sulm paniku mund të ndodh në çdo kohë e çdo vend; në punë, në një qendër tregtare, duke ecur rrugës etj…

Edhe pse çdo situatë menaxhohet në mënyrë të ndryshme, janë disa gjëra kaq “të vogla” por që mund t’iu ndihmojnë tejet shumë në situatën tuaj.

Nëse ndodh që jeni në një vend publik ku ka shumë njerëz, atëherë tentoni të “ndiheni të sigurt” pavarësisht se çka.

Kjo do të thotë të thërrisni një mik apo dikë të afërm në telefon, të largoheni nga ai vend, të largoheni nga ajo situatë etj.

Nëse tashmë një sulm paniku po ju ndodh atëherë tentoni të ktheheni në të tashmen dhe të ndjeni prezent në situatë. P.sh: numëroni të gjitha gjërat e kaltërta në dhomë ose çfarë do ngjyre që zgjidhni, numëroni pllakat në tokë, shtrëngoni karrikën ku jeni ulur, lëvizni muskujt e trupit etj.

Krijoni një ritual tuajin që mund ta përdorni çdo herë për tu qetësuar. Si p.sh: Mund të skenoni të gjithë trupin tuaj përmes mendjes dhe ta përfundoni këtë ritual duke e kuptuar se jeni mirë, ose të merrni frymë thellë, të praktikoni meditimin etj.

Një opsion tjetër është të përdorni një gjësend/mendim që ju sjellë qetësi. P.sh: një fotografi të dikujt që dashuroni, një qafore që gjithmonë e mbani me vete, përfytyroni një pamje të bukur e relaksuese etj.