Meditimi Transcendental mbështetet tek shkenca. Vedat (skripte hinduiste) lindore dhe shkenca objektive perëndimore janë vërtetuar prej mijëra vjetësh. Për vedat lindore është karakteristike që e shikojnë problemin në mënyrë të tërësishme dhe të përjetimit. Një përjetim do të thotë më shumë se 100 fjalë apo prova.
Kjo është vërtetuar edhe nga ana e shkencës objektive perëndimore. Pra, MT-ja ka mbështetje shkencore dhe nuk ka elemente filozofike, të botëkuptimeve apo elemente të kulturave të posaçme. Dhe, çështje më e rëndësishmja, kjo gjë funksionon në praktikë.
Por, çfarë kërkon teknika e MT-së nga praktikanti i MT-së?
Si të meditoj në tekniken Transcendentale?
Nga praktikanti i MT-së, teknika e MT-së kërkon vetëm dëshirën, vullnetin dhe qëndrueshmërinë për ta mësuar tekniken dhe për ta ushtruar rregullisht.
Praktikuesi i kësaj forme të meditimit kërkon edhe një hapësirë të qetë dhe një vend të rehatshëm ku të ulët. Kjo është e tëra.
Pra, Meditimi Transcendental zhvillohet në një hapësirë të qetë, dy herë në ditë nga 20 minuta, në mëngjes dhe në mbrëmje.
Mund të zgjasë edhe disa orë. Medituesi i MT-së pozicionohet në një vend të rehatshëm, mbyll sytë dhe fillon procesin mendor. Efekti i këtij procesi është qetësimi natyral dhe gradual i mendjes dhe trupit.
Mt-në mund ta ushtrojnë të gjithë dhe nuk kufizohet vetëm për ata që dëshirojnë të ikin nga jeta reale, siç janë vlerësuar dikur medituesit nga vëzhguesit e tyre. Pra, nëse mediton nuk do të thotë që ndryshon stilin e jetës, zakonet, shprehitë,bindjet, besimin, pamjen e jashtme ose ushqimin.
Pra ky lloj i meditimit nuk kërkon asgjë.
Nuk të kërkon të lirohesh nga veset, ndonëse shumica e stimuluesve ndikojnë në stres.