largoni dhimbjen e kokës

Highlight

Si të largoni dhimbjen e kokës në vetëm 2 minuta?

By Bleona Foniqi

September 26, 2017

Me siguri që për disa prej nesh nuk ka asgjë më të keqe se një dhimbje koke. Nëse instinkti juaj ju thotë që menjëherë të kërkoni shërim tek tabletat e ndryshme për ndalimin e dhimbjes atëherë ndani dy minuta kohë për të provuar këtë teknikë të mahnitshme vizualizimi.

Si të shpëtojmë nga dhimbja e kokës:

Hapi 1: Mbyllni sytë dhe pyetni veten një seri prej tre pyetjeve: Ku është dhimbja juaj më e madhe, në cilën pjesë? Çfarë ngjyre ka? Çfarë forme ka?

Hapi 2: Thoni përgjigjet tuaja me zë të lartë.

Hapi 3: Përsëriteni këtë proces katër herë.

 

Si do t’iu shpëtojë kjo metodë nga dhimbja e kokës? Është një mashtrim i mendjes që e largon vëmendjen tuaj nga dhimbja, duke liruar tensionin në fytyrë, kokë dhe qafë. Nëse një dhimbje koke tejet e fortë po ju shqetëson vërtet, ky vizualizim i udhëhequr në shtatë minuta mund të jetë efektiv. Në fund të fundit ia vlen ta provosh para se ti marrësh ato pilula.