Highlight Kura natyrale

Si të largojmë rrathët e errëta nën sy?

rrathët nën sy

Rrathët e errëta nën sytë tanë e bëjnë fytyrën tonë të duket e vjetër dhe e lodhur.

Jo të gjithë vuajnë nga ky problem, por, kur shfaqin rrathët, ato mund të ndikojnë shumë në vetëvlerësimin e dikujt. Ka disa faktorë që shkaktojnë këto rrathë të errëta dhe ënjtje, të tilla si:

– Lodhja;

– Pagjumësia;

– Stresi;

– Gjenetika;

– Alergji;

– Efektet anësore të disa ilaçeve.

 

Gjëja më e mirë për të bërë është të provoni disa produkte natyrale që mund ta parandalojnë përkeqësimin. Ka disa receta natyrore që mund t’i përdorni për të trajtuar dhe parandaluar këtë lloj problemi:

  1. Patatet e ëmbla;

Patatet e ëmbla kanë koncentrim të lartë të ujit dhe mund të hidratojnë lëkurën tuaj dhe të luftojnë inflamacionin. Priteni një patate të ëmbël në feta dhe lini ato në frigorifer për dhjetë minuta. Pastaj vendosni dy feta në mënyrë që të mbulojnë lëkurën nën sytë tuaj dhe lejoni që të pushojnë për 15 minuta.

  1. Tranguj;

Trangujt mund të prodhojnë rezultate mahnitëse kur vihen nën sy. Preni disa feta tranguj dhe vendosni mbi sytë tuaj të mbyllur deri sa të ngrohen.

  1. Çaji i gjelbër;

Çaji i gjelbër ndihmon në largimin e toksinave nga trupi ynë, prandaj provoni të pini dy gota caj të gjelbër në ditë – një në mëngjes dhe një në mbrëmje.