Highlight Storie Inspirimi

Si të kontrolloj mendimet e mia?

mendimet

Shumica e stresit që ne e kemi në jetën tonë është për shkak të mendimeve të përhershme të njëjta, pa ndonjë motiv për ti ndryshuar ato.

Këto modele të mendimit nuk janë të dobishme ose produktive dhe shpesh çojnë në ankth dhe depresion. Një mënyrë për të çliruar veten nga modelet e mendimeve shkatërruese është që të praktikoni një formë të thjeshtë të vëmendjes: vëzhgoni mendimet tuaja në vend që të përfshiheni në përmbajtjen e tyre. Të bëhesh vëzhgues i mendimeve dhe i shqetësimeve të tua ndihmon të tejkalosh fuqinë tënde mbi veten.

Provoni këtë eksperiment: thjeshtë vëzhgoni mendimet tuaja për një kohë.

Ku shkojnë?

A mendoni për gjërat që keni bërë në të kaluarën, ose ndoshta e mendoni  të ardhmen?

Kjo, sigurisht, është krejtësisht e natyrshme. Njerëzit kalojnë shumë kohë duke u shqetësuar për të ardhmen dhe duke u mërzitur për të kaluarën.

Por, këto mendime nuk i bën askujt mirë. Përkundrazi, sapo identifikohesh me këto shqetësime, ato të  mbizotërojnë ty dhe gjendjen tënde emocionale.

Pra, kur jeni të stresuar, nuk mendoni “tani jam i ndërgjegjshëm se po përjetoj ndjenja të caktuara të dëshpërimit”, por do të thoni   “Oh Zot, gjithçka është e tmerrshme dhe nuk ka rrugëdalje”.

Por ka një mënyrë për të dalë nga kjo situatë; duke përdorur teknikën meditative të ndërgjegjes, ju mund të ndani mendimet dhe shqetësimet tuaja nga vetja.

Kur meditoni, ju bëheni të vetëdijshëm për përmbajtjen e ndërgjegjes suaj – përshtypjet tuaja, ndjenjat dhe mendimet tuaja.

Jo vetëm që ju bëheni të vetëdijshëm për to por do  të filloni të kuptoni se ato nuk përfaqësojnë realitetin. Ato janë thjesht ndërtime të mendjes suaj.

Është sikur të shikosh një film horror: nëse e lejon veten të përfshihesh në film, atëherë do të kesh më shumë gjasa që të imagjinosh skena të tilla dhe zhurma të papritura.

Megjithatë, kur ju kujtohet se është vetëm një imazh në një ekran, tmerri do të humbasë fuqinë e tij. Mund të mbeteni të frikësuar, por do të keni më shumë kontroll.

Të jesh i vetëdijshëm nuk është çështje e të menduarit më të qartë në lidhje me përvojën; është akti i përjetimit më të qartë.