Highlight Të tjera

Si të jesh i mirëpritur kudo?

mirëpritje

Nëse ju doni të bëni miq duhet të tregoheni i gatshëm për miqësi, të harroni vetën tuaj dhe të mendoni vetëm për të tjerët. Vetëm në dy muaj duke  interesuar për të tjerët, do të krijoni shumë më tepër miq se sa në dy vjet, duke pretenduar që të tjerët të interesohen për ju. Nëse duam të bëjmë miq të vërtetë nuk duhet të fillojmë, duke pretenduar që ata të interesohen për ne dhe për punët tona.

Për miqësinë psikologu i njohur Alfred Adler thotë “Individi që nuk interesohet për të tjerët, as në jetë vështirësi të mëdha, dhe është ai, që dështon më shpesh në qëllimet e tij”

Përpiquni gjithmonë të mbani  shënime mbi datat e lindjes së miqve tuaj. Ka shumë mënyra për të arritur këtë. Më e thjeshta është ti mbani shënimet në një bllok dhe në momentin e duhur i dërgoni mikut tuaj një kartolinë apo urim me telefon. Ky gjest ka një efekt të jashtëzakonshëm. Në anën tjetër mënyra se si flisni në telefon po ashtu lë përshtypje të madhe. Nëse doni të  keni dhe ruani miqtë tuaj, duhet ti përshëndesni të tjerët me entuziazëm, spontanisht dhe kur përgjigjeni në telefon, mundohuni t’i jepni zërit tuaj tonacion të gëzueshëm, sikur doni të thoni “Ja ku jam, shumë i lumtur që të vihem në dispozicionin tuaj”.

E gjithë kjo nuk është një ide e re, sepse një poet roman qysh para erës së re ka thënë se “Interesohemi për të tjerët kur ata interesohen për ne!”

Prandaj, nëse doni qe t’ju duan, rregulli i parë është të tregoni interesim të vërtetë dhe të madh për të tjerët!