Highlight Shëndeti

Si të gjesh një gjumë të mirë të natës

gjumë

Të bërit gjumë të qetë dhe të  mirë do të thotë jo vetëm të shkoni në shtrat. Provoni të ndiqni këto pesë këshilla për gjumë për t’i dhënë vetes shanset më të mira për të bërë  një gjumë të qëndrueshëm, çdo natë.

E rëndësishme është të krijoni zakone të qëndrueshme të gjumit. Pastaj kujdesuni pak për vendin ku flini. Krijo një ambient të rehatshëm të gjumit. Sigurohuni që dhoma gjumi juaj të jetë e freskët, e qetë dhe e rehatshme – sidomos krevati juaj.Ne shpenzojmë një të tretën e jetës sonë në shtrat, prandaj ky vend  duhet të jetë vendi që ju ofron rehati dhe qetësi maksimale..

Ndal punën disa orë para gjumit, thjeshtë  çaktivizohu para se të shkosh në shtrat.Pra jepni vetes një  mundësi për tu shkëputur nga çdo gjë dhe për tu relaksuar para kohës së gjumit. Televizioni, telefoni dhe aktivitete të tjera mund të ndikojnë cilësinë e gjumit tuaj. Pastaj, lutuni, nuk ka lidhje nëse jeni ose jo praktikues i fesë. Ju duhet të jeni mirënjohës dhe të luteni çdo natë për shëndetin tuaj, familjen dhe të mirat që keni.

Nëse qielli është plot me yje të shndritshme, shijoje para gjumit. Do luftosh stresin, do boshatisësh mendjen dhe do gjesh zgjidhje për një situatë të vështirë. Njerëzit e lumtur dinë si të shijojnë jetën plotësisht dhe vënë re edhe gjërat e vogla si yjet. Njerëzit që nuk janë të lumtur nuk shohin asgjë, përveç problemeve, luhatjet e humorit dhe mungesën e parave./Unik Portal/