Highlight Receta

Si të gatuajmë perimet pa iu humbur vetitë ushqyese?

perimet

Perimet janë një pjesë e rëndësishme e një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar, pasi ato përmbajnë të gjitha lëndët ushqyese të nevojshme për trupin tonë.Problemi është se, varësisht nga mënyra se si janë gatuar perimet, ata mund të humbasin lëndët ushqyese të tyre.

Ekzistojnë tre faktorë të rëndësishëm që përcaktojnë nëse vetitë ushqyese do të humbin kur ju i gatuani perimet.

-Kohëzgjatja e gatimit
-Temperatura e gatimit
-Sasia e ujit

Nga këto tre faktorë, sasia e ujit është më e rëndësishmja, shumë ose shumë pak mund të ndikojë drejtpërdrejt në ruajtjen e lëndëve ushqyese.

Unik Portal ju sjellë disa këshilla mbi mënyrën më të mirë për të gatuar zarzavate dhe perime pa humbur ushqyesve:

– Sa herë që gatuani perimet, thjeshtë mbuloni ato me ujë.
– Mos e hidhni ujin që i keni gatuar, sepse është plot ushqyes. Në vend të kësaj, përdorni atë në supa e gjellëra
– Përpiquni të vloni ujë para se të vendosni perimet. Ngase, sa më pak kohë që kalojnë në ujë të nxehtë perimet, aq më shumë lëndë ushqyese do të mbajnë.
– Gjatë procesit të gatimit, mbani kapakun në tenxhere, gjithashtu mos i humbni lëndët ushqyese përmes avullit.
– Nëse keni një tenxhere me avull, përdorni atë. Kjo është një nga mënyrat më të mira për të ruajtur ushqyesve.

Një tjetër mënyrë e mirë për të gatuar perimet pa humbur ushqyesve është përmes gatimit pasiv.
Ajo kërkon më shumë kohë, por ju lejon të bëni gjëra të tjera në ndërkohë, pa u shqetësuar se perimet tuaja do të digjen. Kjo teknikë mund të përdoret për perime, zarzavate, makarona dhe kokrra.

Ja se si ta bëni këtë:
1.Nxej ujin;
2.Hidhni perimet (sapo të të marrin valë lini të zihen në temperaturë shumë të ulët)
3.Mbuloj me kapak