Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Si të fitoni pozicionin që dëshironi në punë?

punë

Gjithkujt i pëlqen të bëjë atë lloj pune për të cilën është më shumë i përshtatshëm. Një piktori  i pëlqen të punojë me pikurat;një zejtari me duart e tij, një shkrimtari i pëlqen të shkruajë. Ata me talent më pak specifik kanë parapëlqimet  e tyre për fusha  të caktuara të biznesit dhe të industrisë. Nëse Amerika bën ndonjë gjë mire, është oferta e një game të gjerë profesionesh, bujqësi, prodhim, marketing dhe profesione të lira.

Së pari. Vendosni saktësisht dse çfarë lloj pune dëshironi. Nëse kjo punë nuk eksiston, ndoshta ju mund ta krijoni atë.

Së dyti, zgjidhni kompaninë ose individin për të cilin dëshironi të punoni.

Së treti, studioni punëdhënesin e ardhshëm, për sa u përket politikave, personaleit dhe shanseve për karrierë.

Së katërti, duke analizuar veten, talentin tuaj dhe aftësitë, përcaktoni se cfarë mund të ofroni, dhe planifikoni rrugët dhe mjetet që krijojnë përparësi, shërbimet, zhvillimet dhe idetë që besoni se mund t’i përconi me sukses.

Së pesti, harrojeni “një punë”. Harrojeni nëse ekziston apo jo një mundësi. Harrojeni rutinën e zakonshme: “a keni ndonjë punë për mua!’Përqëndrohuni tek ajo që mund të jepni.

Së gjashti, pasi të keni në mendje planin tuaj, merruni  vesh me dikë me përvojë, për ta hedhur atë në letër në formën e duhur dhe deri në përimtime.

Së shtati, paraqiteni atë te personi me autoritetin e duhur, dhe ai do të bëjë pjesën tjetër. Çdo kompani është në kërkim të njerëzve që mund të japin diçka me vlerë, qofshin këto ide, shërbime ose “lidhje”. Çdo kompani ka vend  për njeriun që ka një plan të përcaktuar veprimi që është në të mirë të kompanisë.

Ky zingjir procedurash mund të zgjatë disa ose javë, por diferenca në të ardhura, në progres dhe në fitimin e njohjes do t’ju shpëtojë nga një punë e rëndë me pagë të ulët. Kjo ka përparësi të shumëta, më kryesorja nga të cilat është se do t’ju kursejë nga një deri në pesë vjet kohë për arritjen e qëllimit të përcaktuar.

Çdo person që e nis ose e fillon “ngjitjen” nga gjysma e rrugës,  e bën këtë me anë të një planifikimi  të qëllimshëm dhe të kujdeshëm.