Highlight

Si të falni një person që nuk e pranon se ka gabuar në raport me ju?

By Edone Podvorica

February 02, 2018

Kur i falim njerëzit e tjerë, kjo ndodh më së shumti për shkak të vetës tonë, për qetësinë që do të gjejmë më pas. Kur falim dikë, zakonisht ata kanë kërkuar falje nga ne, por çfarë ndodhë nëse kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë? Shumica e njerëzve do të mendonin që ata nuk meritojnë falje dhe vazhdojnë të mbajnë mërinë thellë në zemrat e tyre. Por kjo falje duhet ndodhur nëse jo për të mirën e tyre për të mirën e vetës tonë! Lexoni se si mund të falni një person që nuk ju thotë “Më fal”:

1. Fokusohuni në vetën tuaj;

Kur vendosni të falni të tjerët, ju po largoni të gjithë zemërimin për atë person nga vetja juaj. Ju jeni ata që duhet të merrni kontrollin e vetës suaj, e jo një ngjarje që ka ndodhur më parë.

2. Pranoni përgjegjësitë tuaja;

Jo çdo gjë ka vetëm një version. Ne shohim gjërat sipas perspektivës sonë, por jo gjithmonë ajo është  e drejta. Shikoni gjërat nga një tjetër perspektivë dhe provoni të kuptoni nëse keni të drejtë apo jo.

3. Mos jetoni në të kaluarën;

Kur vendosni të mos falni të tjerët, ju nuk po jetoni në të tashmen. Kur mendoni gjithmonë për të kaluarën atëherë gjithmonë do të keni vëmendjen tuaj larg nga e tashmja./UnikPortal/