Highlight Meditimi

Si të bëni meditimin shprehi për vetëm 60 sekonda në ditë?

meditimi

Meditimi nuk është vetëm për relaksim, por ju bën edhe më të shkathët, lehtëson mënyrën e të jetuarit dhe ju bën person më pozitiv. Ata që tashmë e kanë provuar meditimin dhe e zbatojnë në jetën e tyre i kanë provuar të mirat e tij dhe nuk janë të gatshëm të heqin dorë për asnjë çmim.
Dhe, e mira e gjithë kësaj është se ju mund të meditoni në mënyra të ndryshme, dhe të adaptoni mënyrat që ju përshtatën juve.

E tëra që duhet të bëni është që në ditët e para të jeni të përkushtuar për ta lënë meditimin të “pushtojë” mendjen dhe trupin tuaj.

Fillimisht, vendosni një orar të rregullt të meditimit.

Ky hap tingëllon i thjeshtë, por është kritik. Një zakon i përditshëm, sidomos meditim, është në një orar të caktuar. Më së miri është të meditoni sapo të zgjoheni nga gjumi.

Së dyti, krijo një hapësirë të meditimit. Është shumë e rëndësishme që pasi të keni përcaktuar orarin tuaj të rregullt të meditimit, të vendosni edhe për një hapësirë që ju bën më shumë përshtypje dhe të meditoni aty.

Së treti, filloni te meditoni  vetëm nga 60 sekonda në ditë. Kjo është mënyra më e mirë për të nisur praktimin e meditimit.

Nëse ju nuk e keni problem që në fillim të qëndroni më gjatë atëherë rrini aq sa mundeni.

Një hulumtim i bërë me një grup medituesish fillestarë, tregoj se persona që filluan për herë të parë meditimin dhe nuk e nderprenë për 11 ditë rresht, ishin shumë të vendosur për të vazhduar edhe më tej meditimin.

Filloni duke provuar të njihni frymarrjen tuaj. Ktheni vëmendjen tek brendia e juaj, bëhuni të vetëdijshëm për trupin tuaj dhe çdo ndjesi brenda jusgh.

Shpejt do të hetoni se ju jeni I vetëdijshëm për frymarrjen që po merrni si dhe do të mësoni të përcillini gjatësinë e sëcilës frymarrjeje.

Meditimi është thelbësor për të krijuar ekuilibrin në jetën tuaj

 

 

 

 

Së pesti, një nga gjërat më të rëndësishme që është që të mos e kufizoni hapësirën tuaj të meditimit. Pra, nëse jeni në një udhëtim ose keni mbetur deri vonë diku, provoni të ndani disa minuta për meditim  kudo që jeni. Sa më shumë që praktikoni meditimin, aq më shumë të mira do të ndjeni brenda dhe përeth jush.

Mund t’ju duket  vështirë ta bëni meditimin pjesë të përditshmërisë tuaj, por duke ndjekur këta hapa çdo gjë do të jetë më e lehtë./UnikPortal/