Highlight

Si të bëhesh një gjeni? Historia e Viktor Seibriakoff

By Bleona Foniqi

December 25, 2017

Kur Viktor Seribriakoff ishte pesëmbëdhjetë vjeçar, mësuesi i tij i tha që kurrë nuk do të mundte ta mbaronte shkollën, ai do ta linte atë dhe do të bënte punë të rëndomta gjatë tërë jetës.

Dhe kështu ndodhi. Viktori dëgjoi “këshillën” e tij dhe për shtatëmbëdhjetë vitet e ardhshme punoj punë të rëndomta e të thjeshta. Atij i ishin thënë shumë fjalë nga më të ndryshmet se ishte një “njeri I trashtë” në kontekstin e një budallai dhe si duket për shtatëmbëdhjetë vjet u sill si I tillë.

Kur ishte 32 vjeçar një transformim i mahnitshëm ndodhi. Një testim tregoi se ai ishte në fakt një gjeni me një koeficient inteligjence prej 161.

Dhe e gjeni dot se çfarë ndodhi? Ai filloj të sillej si një gjeni. Qysh nga ajo kohë ka shkruar libra, ka siguruar një numër patentash dhe ishte bërë një biznesmen i suksesshëm. Një ndër ngjarjet më të mëdha në jetën e tij ishte edhe zgjedhja si kryetar bordi i shoqërisë ndërkombëtare të quajtur “Mensa”. Një shoqëri që pranonte vetëm njerëzit me IQ më të madhe se 140.

Kjo histori e Viktor Seibriakoff na bën të mendojmë se sa gjeni kemi përreth nesh që sillen si budallenj sepse dikush u tha që nuk ishin të mençur?

Natyrisht që Victor nuk fitoj njohuri e as numër të lartë të inteligjencës papritmas. Ai fitoj shumë vetëbesim papritmas, gjë që e bëri atë shumë efektiv dhe produktiv.

Kur ai e pa vetën ndryshe, filloi të sillej ndryshe.