Highlight Storie Inspirimi Të tjera

 Ja si të arrini bashkëpunimin me të tjerët!

bashkëpunimi

Nëse ju jeni itharë i ideve të lindura spontanisht, nga ato që të ofrohen të  gatshme, atëherë  ti nuk je i vetmi  që ke këtë pëlqim.

Përse atëherë duhet t’i imponojmë të tjerëve me zor mendimet tona?

Në fakt, kur bëjmë diçka , na pëlqen të kemi  përshtypjen se veprojmë të shtyrë vetëm nga gjykimi ynë dhe jo nga kushte që janë jashtë nesh. Na pëlqen të na i marrin parasysh dëshirat tona, nevojat tona, mendimet tona.

Kur Ruzvelti ishte guvernator i Nju Jorkut, arriti të realizonte reformat e rëndësishme, pa krijuar armiqësi me politikanët që e kundërshtonin me vendosmëri.

Ai kishte thënë: Kur emëroja dikë në ndonjë post të rëndësishëm iu kërkoja politikanëve ë më propozonin kandidaturat e tyre. Në fillim më paraqisnin si kandidat dikë që nuk vlente. Unë iu thosha që një emërim i tillë nuk do të ishte veprim i saktë, pasi opinion publik nuk do ta aprovonte. Pastaj, ata më propozonin një tjetër, kundër të cilit nuk kasha asgjë për të thënë, por që përsëri nuk ishte më i përshtatshmi dhe unë iu thosha  se një individ i tillë nuk i përgjigjej asaj që kërkonte populli, prandaj duhej të më propozonin një tjetër. Kandidati i tretë ishte një njeri që mund të pranohej, por që përsëri nuk ishte kandidati ideal. Unë i falënderoja, dhe iu lutesha që të paraqisnin edhe një tjerëe kandidaturë dhe si përfundim më jepnin edhe një tjetër kandidaturë dhe si perfundim me jepnin pikërisht atë që unë vetë do të doja  të zgjidhja. Atëherë, i falënderoja shumë nxehtësisht për ndihmën që më kishin dhënë, duke ua lënë atyre meritën e zgjedhjes së personin të duhur. U jepja të kuptonin se po e pranoja kandidaturën që më kishin paraqitur vetëm për t’u  bërë qejfin atyre, por prisja që edhe ata të bënin diçka për mua si shkëmbim.  Dhe kështu siguroja mbështetjen e tyre për shumë reforma të rëndësishme që synoja të bëja”

Uodrov Uilsoni, president i SHBA, kishte besimin maksimal tek koloneli Eduard Haus dhe i drejtohej atij për këshilla, më tepër se anëtarëve të tjerë të kabinetit. Po si ishte krijuar ky besim? Ja se ç’thoshte vetë koloneli:

“Sapo e njoha presidentin e kuptova se për ta bërë që të pranonte një mendim, duhet të krijoja përshtypjen se mendimi kishe lindur prej tij. Një herë shkova në shtëpin e Bardhë dhe i dhashë një këshillë që u duk se nuk i pëlqeu. Për habinë time të madhe, pas disa ditësh, dëgjova presidentin ta paraqiste mendimin tim sikur të ishte ide tij.”

Natyrisht, koloneli Haus nuk doli të thoshte që ajo, ishte ideja e tij. Ajo që i interesonte, ishte se u arrit rezultati që donte. Jo vetëm kaq, por ai e tha publikisht se ideja ishte e presidentit Uilson. Duhet të kemi parasysh që të gjitë njerëzit janë si presidenti Uilson dhe duhet të përdorim teknikën që përdori koloneli Haus.Pra, nëse doni t’i bindni të tjerët që të kenë të njëjtin mendim me ju:

Jepuni përshtypjen, se idetë kanë lindur prej tyre!