Highlight Modë & Bukuri

Si të aplikojmë bazën para sherkut?

sherku

Gjithmonë kemi menduar se pse të shtojmë edhe një shtrese grimi kur pudra e lëngshme është e mjaftueshme. Mirëpo gjërat ndryshuan kur ne përdorëm kombinimin e pudrës me bazën (primer) para saj. Shikoni se si duhet aplikuar ajo hap pas hapi që fytyra juaj të duket sa më bukur.

Hapi 1: Lani fytyrën tuaj, pastaj aplikoni krem hidratues.

 

Hapi 2: Shtrydhni një sasi të vogël të bazës në gishtin tuaj.

 

Hapi 3: Duke përdorur majën e gishtit, hidhni pikat e vogla në hundë, mjekër, ballë dhe faqe, duke i kushtuar vëmendje të madhe zonës suaj të syve.

 

Hapi 4: Përzieni në mënyrë të barabartë në të gjithë fytyrën tuaj.

 

Hapi 5: Lejo që baza (primeri) të thahet tërësisht (rreth një minutë) dhe aplikoni pudrën e lëngshme.