Highlight Të tjera

Si ta pranojmë realitetin sipas psikiatrit të njohur Karl Menninger?

Karl Menninger

Psikiatri i njohur amerikan, Karl Menninger ka dhënë teoritë e veta mbi vetëbesimin dhe mënyrat se si mund ta fitojmë atë. Sipas tij raporti ndaj realitetit ka rëndësi më të madhe se sa realiteti. Kjo duhet të përsëritet gjithnjë derisa e vërteta që përmban kjo fjali të mos depërtojë tërësisht te ju. Asgjë nuk është ajo me të cilën përballemi, pa marrë parasysh sa e rëndë është, sa ka rëndësi qëndrimi ynë ndaj saj.

Mënyra se si mendoni mund t’ju shkatërrojë para se të ndërmerrni çka do qoftë. Mund të ndodhë që diçka t’ju mbizotërojë në pikëpamje mendore para se të filloni me të vërtetë të luftoni kundër saj. Na ana tjetër, radha e mendimeve të përshkruara me vetëbesim dhe me optimizëm në tërësi mund ta ndryshojë ose ta tejkalojë situatën.

Sipas Menninger viktima  e kompleksit të vlerës së ulët çdo situatë e sheh përmes qëndrimeve të veta të ndryshuara. Fshehtësia qëndron thjeshtë në atë që këto qëndrime të përmirësohen, e kjo përherë anon kah ana pozitive.