Highlight Të tjera

Si ta përdorësh ligjin e tërheqjes për plotësimin e dëshirave?

ligji i tërheqjes

A e dini se ligji i tërheqjes e pranon secilin urdhër tonin?

Procesi krijues të ndihmon ta krijosh atë që e dëshiron në tre hapa të thjeshtë: kërko, beso, dhe prano. T’ia Kërkosh Universit atë që e dëshiron është shansi yt të qartësohesh për atë se çka dëshiron. Ndërsa qartësohesh në mendje, ti ke kërkuar.

besosh e përfshin veprimin, të folurit, dhe të  menduarit sikur tashmë e ke pranuar atë që e ke kërkuar. Kur e emeton frekuencën ‘tashmë e kam pranuar’, ligji i tërheqjes i lëviz njerëzit, ngjarjet, dhe  rrethanat që ti ta pranosh.

pranosh e përfshin të ndjehesh në mënyrën si do të  ndjehesh pasi të jetë manifestuar  dëshira jote. Të ndihesh mirë tash të vendos në frekuencën e
asaj që e dëshiron.  Për të humbur peshë, mos u përqendro në “humbjen e peshës”. Në vend të kësaj, përqendrohu në peshën tënde të përsosur. Ndjeji ndjenjat e peshës tënde të  përsosur, dhe do ta ftosh atë te ti.

Nuk merr aspak kohë për gjithësinë ta manifestojë  atë që e dëshiron ti. Është po aq  lehtë të manifestohet një Euro apo dollar, sa është lehtë të manifestohen një milion Euro apo dollarë.

Të nisësh me diçka të vogël, siç është një filxhan kafe  apo hapësirat e parkimit, është mënyrë e lehtë ta përjetosh ligjin e tërheqjes në veprim. Syno fuqishëm të tërheqësh diçka të vogël. Ndërsa e përjeton fuqinë që e ke për të tërhequr, do të kalosh në krijimin e gjërave shumë më të mëdha. Krijoje ditën tënde paraprakisht duke e menduar mënyrën se si dëshiron ti të shkojë ajo, dhe do ta krijosh jetën tënde qëllimisht.