Highlight Lifestyle

Si ta pastroni dollapin tuaj: Çfarë duhet të hidhni dhe çfarë duhet të mbani?

dollapin

A doni të pastroni dollapin tuaj ? A jeni në dilemë se çfarë duhet të hidhni?

Të hidhni jashtë rrobat e panevojshme mund t’ju duket  sfiduese dhe process i dhimbshëm. Ju mund të keni rroba në dollapin tuaj që nuk i keni veshur me vite të tëra. Por, prapë  është e vështirë ti hudhim jashtë. Sigurisht brenda dollapit mund të ketë veshje që mund ti ridizajnoni dhe të nxirrni diçka perfekte.

Unik Portal ju sjell këshillat e stilistit, Blair Rabenhorst.

Rabenhorst sygjeron që xhinset, bluzat e thjeshta, qizmet me take në veçanti të zezat, asnjëherë nuk duhet hedhur.

Rroba të tjerë që nuk duhet asesi të hudhen janë pantallonat e hollë, bluzat me mëngë të gjata në veçanti ato një ngjyrëshe, xhaketat klasike dhe ato të lëkurës.

Kur është fjala për këpucët, ato mund ti mbani për një kohë të gjatë, nëse nuk janë dëmtuar.Një palë këpucë të zeza duhet ti keni patjetër, po ashtu një palë qizme të zeza dhe të gjata. Mos harroni që këpucët kanë aftësi të transformojnë edhe veshjet më të thjeshta prandaj gjithmonë ruani ato nëse nuk janë dëmtuar shumë.

Sigurisht disa prej rrobave që keni mbajtur me vite në dollap dhe nuk i keni veshur duhet ti hudhni, sepse me gjasë nuk do ti veshni as në ditët në vazhdim.

Rabenhorstthotë se e ka rregull personal që të hudhë çdo veshje që nuk e ka veshur për gjatë një viti.

Dhe krejt në fund, nëse mbani rroba që nuk ju bëjnë të ndiheni mirë kur i vishni ato, është ndoshta një ide e mirë për ti larguar nga dollapi. Kjo mund të përfshijë edhe veshjet e juaja të stërvitjes.

Ju duhet të jeni të sigurt në rrobat tuaja!