Highlight Storie Inspirimi

Si ta ndryshosh ndjesinë tënde ndaj parasë?

Kur ti ndryshon ndjesinë që ke ndaj parasë, edhe sasia e parave që ke do të ndryshojë.

Sa më mirë të ndihesh ndaj saj, aq më shumë para do të tërheqësh drejt teje.

Nëse nuk zotëron shumë para, atëherë pagesa e detyrimeve do të të mërzisë. Por kur ti ke ndjesi negative ndaj pagesave ti ushqen ndjenjë negative dhe detyrimet me siguri që do të të rriten.

Ndrysho ndjesinë tënde ndaj parave, duaj ato, sado pak që ke, dhe ato do të shumëfishohen. Ji mirënjohës për sado pak që merr.

Ti gjithmonë merr në këmbim atë që jep. Është shumë e rëndësishme, që kur  kryen pagesat të gjesh një mënyrë të ndihesh mirë.

Mos bëj asnjëherë pagesë kur nuk ndihesh mirë. Pasi kjo do të pasojë me pagesa në shuma më të mëdha,.

Ti duhet të përdorësh imagjinatën që ndjenjat e tua të ndryshojnë.

Për shembull, faturat duhet ti imagjinosh si diçka që të bën të ndihësh mirë.

Ti mund ti imagjinosh ato jo si detyrime për tu paguar, por një para që po ia dhuron me mirësi një personi apo kompanie, të cilët kanë ofruar një shërbim të mrekullueshëm.

Ligji i tërheqjes nuk njeh ndryshim mes faktit, nëse ajo që ti imagjinon dhe ndjenë është e vërtetë ose jo.

Ai i përgjigjet mesazhit tënd dhe pikë!

Kur merr pagën tënde, ji mirënjohës, në mënyrë që ajo të shumëfishohet. Shumica e njerëzve nuk ndihen mirë as kur marrin pagën, pasi janë të merakosur se si do t’;ia bëjnë që ajo të mjaftojë.Kështu ata humbasin një mundësi të mirë për të dhënë dashuri.

Kur të bien në dorë para, ji mirënjohës, qofshin ato shumë pak para.

Mbaje mend mirë se gjithçka, për të cilën je mirënjohës, shumëfishohet.

Mirënjohja është shumëfishuesi magjik.