Highlight Të tjera

Si ta drejtoni veten drejtë pasurisë…

Një mënyrë e mirë që të motivoni veten është të rrisni rrjedhshmërinë e parave në jetën tuaj.

Shumica e njerëzve kanë siklet edhe të mendojnë kështu.

Ata nuk duan të “mendojnë dhe të pasurohen” sepse mendojnë se do të duken si egoist ose lakmitarë.

Ose ndoshta ata ende nuk besojnë në paragjykimin ekonomik marksist tërësisht të pavërtetë, se që të bësh para, duhet t’ia marrësh dikujt tjetër. Ose tjera, ata nuk duan të shfaqen sikur janë të fiksuar pas parasë.

Por a e dini se kush është vërtetë  i fiksuar me paranë?

Njerëzit të cilët nuk kanë. Ata fiksohen gjithë ditën me paranë.

Gjendet në diskutimet e tyre familjare, në mendjen e tyre gjatë gjithë natës dhe bëhet një pjesë shkatërruese e marrëdhënieve të  tyre gjatë ditës.

Mënyra më e mirë për të mos u fiksuar me paratë është ti besoni planit tuaj të lojës, që të fitoni lirinë financiare.

Rruga për të mos qenë i varfër shkon gjithmonë përmes marrëdhënieve profesionale në jetën tuaj.

Sa më shumë tu  shërbeni atyre marrëdhënieve, aq më produktive  të bëhen dhe aq më shumë para do të fitoni.

Paraja është energjia e jetës të cilën e shkëmbejmë dhe e përdorim si rezultat i shërbimit që i japim Universit.