Highlight

Si ta dezinfektoni dyshekun tuaj të gjumit ?

By Edone Podvorica

January 21, 2018

Të vendosni  sodë buke në dyshekun tuaj të gjumit  mund të jetë diçka e çuditshme, por a e dini se është një mënyrë e shkëlqyer për të mbajtur dyshekun të pastër dhe të lirë nga merimangat e pluhuri?

Gjatë viteve, dyshekët mund të grumbullojnë shumë bakterie,  merimanga, pluhur, madje edhe parazitë. Në afat të gjatë, kjo mund të çojë në alergji, si dhe në probleme të lëkurës dhe frymëmarrjes.

Mënyra më e mirë për të shmangur këtë është pastrimi i dyshekut rregullisht.

Unik Portal ju mëson një mënyrë shumë të thjeshtë dhe të shpejtë për ta mbajtur dyshekun të pastër.

Përbërësi kryesor i këtij recetë është soda e bukës. Soda për  pjekjeje ka treguar se, përveç që është një komponent i lirë dhe i lehtë për t’u gjetur, është edhe i vlefshëm për pastrim të përditshëm.

Vetitë e saj të kanë efekt në eliminimin  e bakterieve nga  të gjitha llojet e sipërfaqeve, organike ose inorganike, dhe kjo e bën atë një dezinfektues shumë efektiv.

 

përbërësit

2 gota uthull;

1 furçë pastrimi;

Fshesë elektrike

Sodë buke

Udhëzime

Spërkatni me uthull dyshekun dhe fshijeni mirë. Lëreni dyshekun të teret mirë, dhe pastaj vendosni sodë buke në tërë dyshekun. Prisni 30 minuta dhe fshijeni me fshesë elektrike. Këshillohet që këtë ta bëni dy herë në vit për të ruajtur freskinë dhe mbi të gjitha pastërtinë e shtratit tuaj të gjumit./UnikPortal/