Highlight Të tjera

Si ndikon muzika tek ju?

muzika

Ka më shumë pas shijes muzikorë të çdo njeriu. Me qindra receptor të trurit tonë veprojnë ndryshe sipas llojit të muzikës, si tonaliteti, ritmi dhe teksti. Zbulo se si ndikon muzika tek ju dhe cilat janë të mirat e saj?

Dëgjimi i muzikës është vërtetuar të ndikojë në përmirësimin e gjuhëve të reja, kreativitetin dhe mbi të gjitha lumturinë.

“Vetitë shëruese” të dëgjimit të muzikës janë: largimi i stresit, reduktimi i ankthit, shërim më i shpejtë, optimizëm i shtuar, reduktim të dhimbjes.

Muzika po ashtu është e njohur që ka ndihmuar në disa raste tek personat e prekur me sëmundjen e Alzheimer-it, Parkinson-it, Tourete, dhe autizëm.

Studentët të cilët dëgjojnë muzikë më shpesh mund të kenë edhe vlerësim më të lartë në provimet e tyre. Ata student që kishin studiuar muzikën dhe morën pjesë në provimin e SAT, dolën më mirë me rezultate se studentët të cilët nuk ishin shumë të dhënë pas muzikës.

Pra kuptoni të mirat e muzikës dhe bëjeni pjesë të jetës suaj!