ushqimet

Highlight

Si mund të ndikojë televizioni në ushqyerjen e fëmijës tuaj?

By Edone Podvorica

June 20, 2018

Shumica e fëmijëve e kalojnë një pjesë të madhe të kohës së tyre përpara televizorit. Ata, zakonisht, shohin reklama që promovojnë ushqime ose pije të ndryshme dhe kjo mund të ndikojë tek preferencat e tyre.

Disa nga ushqimet e reklamuara nuk mund të jenë pjesë e ditës së të ushqyerit të shëndetshëm për trurin dhe trupin e tyre. Shumë prej ushqimeve, siç janë ushqimet e shpejta (fast food), patatinat dhe pijet e gazuara, duke e pasur parasysh se përmbajnë yndyra të larta, kanë shtesa të sheqernave, natrium dhe kalori, kurse shpesh u mungojnë vitaminat, mineralet dhe fibrat dietale.

Si mund të përballohen tundimet televizive dhe të nxitet të ushqyerit e shëndetshëm?

Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon jo më shumë se një orë në ditë qëndrim para ekranit për fëmijët 2-5 vjeç dhe përdorimin e një plani mediatik për fëmijët e moshës shkollore.

Fëmijët mësojnë shumë duke vëzhguar thjesht të tjerët. Një prind, duke zgjedhur ushqime dhe pije të shëndetshme, duke kufizuar përdorimin e pajisjeve elektronike, mund të bëhet një shembull i mirë për fëmijët e tij.

(Autorja është konsulente për nutricion dhe dietologji: fb.com/nutricistedietologe )