Highlight UNIK +

Si mund të ndikojë pozitiviteti në sukses?

sukses
Blerta A. Prebreza

Sociologe

Fuqia e të menduarit pozitiv për vite me radhë ka dëshmuar se ka një impakt të jashtëzakonshëm në jetën e secilit prej nesh. Ndjenjat janë ato që na bëjmë të jemi të qeshur apo të ngrysur, dhe në atë mënyrë ndjenjat përcaktojnë ditën, javën, muajin e po ashtu edhe jetën tonë. Suksesi është ajo që synojmë të gjithë, të kesh dhe të jesh i suksesshëm, por jo secili gjen motiv ta ndjek suksesin.

E pamundura nuk ekziston sepse vet fjala pamundur është ndërtuar nga e mundura. Ajo që kërkohet nga ne është: Besimi, Qëllimi, Motivi Puna janë faktorët kyç që duhet ti ndjekim për të pasur sukses dhe secila lidhet me pozitivitetin sepse të besosh diçka duhet ta kesh përbrenda si qëllim që ia kujton vetës dhe ndjehesh i gatshëm për ta realizuar, e për ta realizuar duhet të kesh motiv.

Motivin e gjejmë tek vetja, të kemi motiv të plotë duhet që të kujtojmë mundësinë, peshën e gjërave pozitive duke u munduar që ngecjet që ekzistojnë të jenë më të lehta pikërisht për shkak të energjisë pozitive dhe dëshirës për të pas sukses.

Puna është “qershia mbi tortë” dhe për mua vjen e fundit sepse po pate besim, qëllim, motiv ti do kesh edhe pasion dhe vullnet për punë, kështu do i hapësh sytë në mëngjes duke ia vënë një buzëqeshje fytyrës tënde sepse është aksesori më i bukur, duhet që mendimi i parë të jetë ai falënderues për një ditë tjetër që e ke mundësinë për ta jetuar, pastaj ke shëndetin e plotë dhe nga kjo çdo tjetër është e lehtë, e mundur, e realizueshme.