Highlight Të tjera

Si mund ta mposhtim zërin e brendshëm dhe të bëhemi më të fortë?

zëri

A keni dëgjuar ndonjëherë një zë të brendshëm që ju thotë gjëra dekurajuese, si: “Nuk mendoj se mund ta bëj këtë”, “Po sikur të dështoj?”, “Nuk jam aq i zgjuar,” “nuk do ta kem kurrë ” “Kjo është shumë e vështirë”, “Kjo është tepër e madhe për mua”, “Është e pamundur” ose “Është shumë e mirë për të qenë e vërtetë?”

Ky është pra zëri i kritikut tuaj të brendshëm.

Por a mund ta ndalim këtë zë të brendshëm dhe të bëhemi më të fortë?

PO!

Ja disa gjëra që duhet të mbani në mend kur ta dëgjoni atë zë që po përpiqet të ju tërheq poshtë.

1. Mësohuni ta dalloni sjelljen tuaj sabotuese;

Ne mund të ndryshojmë vetëm gjërat për të cilat jemi të vetëdijshëm. Kontrolloni mendimet e juaja negative. Sa herë të dëgjoni këto zëra sabotuese, ndaloni për një moment dhe pyetni vetën: Çfarë po mendoj tani? Si do të më ndihmojë ky mendim?

2. Krijoni paqe me kritikun tuaj të brendshëm;

Ndonjëherë ky kritik i brendshëm sillet keq me ju, duke ju thënë gjëra të pavërteta dhe që ju lëndojnë, për ju dhe për jetën tuaj. Por gjithmonë ka një qëllim të mirë: t’ju mbrojë që të mos lëndoheni.

3. Ndërtoni vetëbesimin tuaj;

Sfidoni mendimet e juaja negative. Shikoni arritjet tuaja të kaluara, për çfarë jeni me të vërtetë krenar për vetën tuaj?