Highlight Natyrë & Turizëm

Si festohet ndërrimi i viteve në vende të botës?

viti i ri

Si festohet viti i ri në mbarë botën? Çfarë tradita kanë popujt e tjerë për të shënuar kalimin e një viti dhe për të mirëpritur një vit të ri? Shikoni një listë të traditave të popujve në botë.

Kinë: Njerëzit në Kinë do të pikturojnë dyert e shtëpive të tyre me një rreth të kuq që simbolizon lumturi dhe fat të mirë. Ata po ashtu fshehin të gjitha thikat që asnjë anëtar i familjes mos të ketë ndonjë incident të vogël e pastaj të sjellë fat të keq sipas tyre.

Siberi: Në Siberi dhe Rusi është traditë për tu zhytur në një liqen të ngrirë duke mbajtur një trung peme.

Greqi: Një qepë zakonisht vendoset në derën kryesore të shtëpisë si simbol i rilindjes. Pastaj prindërit zgjojnë fëmijët në mëngjes duke I prekur fëmijët në kokë me qepë.

Turqi: Tradita e vitit të ri në Turqi përfshinë spërkatjen e pragut të derës me kripë për të sjellë paqe në shtëpi.

Danimarkë: Një traditë e çuditshme ishte përhapur në Danimarkë, pasi që ata kanë për zakon të thyejnë sa më shumë gjëra të shtëpisë të porcelanit sikur pjata, enë të ndryshme etj. Sa më shumë pjata të thyera aq më fatlum do të jenë atë vit.

Itali: Veshja e të brendshmeve të kuqe për festën e vitit të ri do të thotë sa më shumë dashuri e fat të mirë për italianët.

Spanjë: Shumë njerëz në Spanjë hanë 12 kokrra rrushi kur ora shënon 12 natën e vitit të ri.

Zvicër: Është traditë të hedhësh një kupë jogurt në tokë për natën e vitit të ri që të ndjellësh para dhe fat të mirë.