Highlight UNIK +

Si do të ndiheshe nëse?

Mimoza Thaqi

Motivuese

Si do të ndiheshe nëse?

Sot do të shkruaj një leter e cila është e barabartë me atë që çdo qenie humane e do thellë ne zemrën e tij ose të saj.

Me këtë letër i drejtohem gjithë popullit tim, gjithë popullit të botës.

Ju i bëni këto pyetje vetes dhe përgjigjen e merrni nga zemra juaj.

Si do të ndihem nëse njerëzit që punojnë në qeveri,në media, në pushtetin e fuqisë së popullit, e ndjejnë veten si njerëz miqësor, janë njerëz të mirë në kuptimin e plotë të fjalës, janë njerëz paqësor, më ndihmojnë me zemër, më duan, më kuptojnë, e ndjejnë dhimbjen time dhe e ndajnë atë me mua e ndjejnë qëllimin tim të pastër hyjnorë për të ndihmuar sa më shumë njerëz?

Janë zemërhapur, janë të lumtur, janë të gëzuar, janë shumë të gatshëm për të na ndihmuar, janë pasqyrimi i Zotit në punën e tyre, janë Vepra e Zotit në Veprën e tyre, janë mendimi i Zotit në mendimin e tyre.

Punojnë me inspirim nga drita dhe dashuria e Zotit, veprojnë dhe japin më të mirën e mundëshme dhe Zoti i shpërblen me mirësi duke i gëzuar familjet e tyre. Ata i duan njerëzit që punojnë sepse nga ata rrejdh furnizimi i parave për pagat e tyre të larta. Ata punojn me shpirtin e dritës dhe dashurise së Zotit.

A nuk është kjo ajo që Zoti është? A nuk është kjo ajo që ne duam të jemi. Mendo për të gjthë si do të mendoje për Zotin.

Çfarë nëse Ministri i Drjetësisë zëvendësohet me titullin- Ministri i Ligjeve të Zotit.

Çfarë nëse Ministri i Shëndetësise- zëvendësohet me titullin- Ministri iLigjeve të Zotit

Çfarë nëse Ministri i Ekonomisë- zëvendësohet me titullin- Ministri i bollëkut të Zotit

Çfarë nëse Ministri i Arsimit- zëvendësohet me titullin- Ministri i Edukimit Hyjnor të Zotit

Çfarë nëse Minsitri i Ekologjisë- zëvendësohet me titullin- Ministri i Pastërtisë së Zotit

Çfarë nëse ministri i punëve te Brendëshme- zëvendësohet me titullin Ministri i Brendisë Hyjnore të Zotit

Çfarë nëse ministri i punëve të Jashtme-zëvendësohet me titullin Ministri I manifestimit të Mrekullive të Zotit

Çfarë nëse Ministri i Ushtrisë- zëvendësohet me titullin Ministër i Ushtrise së Dritës së Zotit

Çfarë nëse Kuvendi-zëvendësohet me titullin Kuvendi i njerëzve të Dritës dhe Dashurisë?

Çfarë nëse Kryeparlamentari zëvendësohet me titullin – Kryesuesi i Mirësisë?

Çfarë nëse Kryeministri zëvendësohet me titullin – Udhëheqësi i Paqës dhe Dashurisë?

Çfarë nëse Kryetari i shtetit zëvendësohet me titullin – Kryesuesi i Madhështisë së Zotit?

Çfarë nëse Kryetari i Komunës – zëvendësohet me titullin -Ndërtuesi i Mirësisë?

Çfarë nëse mediat- zëvendësohet me titullin – Lajmëtarët e Mirësisë?

Çfarë nëse emri i shtetit zëvendsohet me titullin- Federata e Qenieve të Dritës?

Çfarë nëse emri Qeveri zëvendsohet me titullin- Dashuri?

Çfarë nëse shpërblimet më të mëdha dhe titujt më të lartë do ti fitonin ata njerëz që kanë bërë më shumë të mira për më shumë njerëz?

Çfarë nëse Kryesuesi i Madhështisë së Zotit ( apo ish emri Kryetar Shteti) kryeson qenie të vetëdishme dhe të mbushura me dashuri?

Si do të ishte nëse në këtë formë do të funksiononte sistemi i jetës sonë?

A nuk është kjo ajo që kërkojmë dhe kemi harruar?

A nuk është kjo ajo që duam dhe kemi mallëngjim?

Çfarë nëse armiku juaj doli se ishte miku juaj më i mirë?

Çfarë nëse paraja do të zëvendësohet me monedhën e Vetëdisimit- ta fitojnë ata që bëjnë mirë?

Çfarë nëse e kuptojmë se deri tani jemi udhëhequr nga errësira, apo fenomeni që e kemi quajtur Djall?

Sepse çdo gjë që nuk është kështu si e përshkruajta më lartë nuk është karakteristikë e Zotit të cilin të gjithë ne e duam dhe i besojmë!

Ky shkrim erdhi në kohën e duhur, dhe besoj se të gjithë njerëzit me vetëdije të pastër do ta shpërndajnë që së paku të mbillet një farë mirësie në mendjet që akoma jetojnë në dimenzionet e ulta të energjisë edhe pse i përkasin Dritës dhe Dashurisë.

Ju dua, ju kërkoj ndjesë të lutem më falni që kisha harruar se kush unë Jam..