Highlight Të tjera

Si dallon një person i edukuar nga të tjerët?

edukatë

Për një kohë mjaft të gjatë ka pasur një koncept të gabuar për kuptimin e fjalës “edukatë”.
Fjalorët nuk kanë dhënë ndihmën e tyre në thjeshtimin e këtij koncepti të gabuar, sepse ata e kanë përkufizuar atë me fjalën “arsimim” si një akt i dhënies së diturisë.

Fjala “edukatë” I ka rrënjët nga fjala latine “educo” që do të thotë “të zhvillohesh nga brenda dhe ta shfaqësh këtë nga jashtë, pra ta nxjerrësh jashtë këtë zhvillim të brendshëm si një akt i dhënies së njohurive.

Natyra I urren përtacitë e të gjitha formave. Ajo u jep jetë dhe vazhdimësi vetëm atyre elementeve që vihen në përdorim, kurse ato që nuk përdoren, i skarcon, i hedh tutje.

Fuqia rritet nga dijet, njohuritë e organizuara, por mendja dhe truri juaj rriten nga vënia në punë e tyre.

Njeriu mund të bëhet enciklopedi shëtitëse e dijes dhe e njohurive pa zotëruar apo pasur ndonjë forcë apo pushtet të vlefshëm.  Kjo dije e njohuri bëhet fuqi vetëm nëse organizohet, klasifikohet dhe vihet në përdorim.

Disa nga njerëzit më të edukuar dhe arsimuar që bota ka njohur, zotërojnë më pak dituri se një njeri i cili është konsideruar nga të tjerët si budalla. Dallimi qëndron në atë se I pari ka përdorur diturinë e tij, e ka vënë në praktikë, kurse I dyti e ka, por nuk e ka zbatuar.

Një person “i edukuar” është ai i cili di si të fitojë gjithçka që i nevojitet dhe di se si ta arrijë qëllimin e caktuar në jetë, pa cenuar të drejtat e partnerëve të tij.