Highlight Storie Inspirimi

Shoqëria është e shenjtë!

Shoqëria

Miqtë janë ilaçi për një zemër të lënduar dhe vitamina për një shpirt të pashpresë. Sigurisht miqtë e vërtetë janë të vështirë për t’u gjetur, shumë të vështirë për t’i lënë të shkojnë dhe e pamundur të harrohen.

Miqësia ka të bëjë me besimin ndaj njëri-tjetrit, ndihmën ndaj njëri-tjetrit, dashurinë ndaj njëri-tjetrit dhe çmenduritë që kaloni së bashku.

“Unik” sjell këtë shkrim për të gjithë ata që shoqërinë e konsiderojnë të shenjtë.

Personaliteti im pozitiv dhe inspirues tërheq shpirtra të sjellshëm e bujar në jetën time.

Marrëdhëniet që unë kam me shoqërinë e miqtë e mi janë përgjithmonë më të rëndësishme.

Unë trajtoj shoqërinë time me dashuri dhe mirësjellje, dhe gjithmonë mundohem ti kushtoj atyre kohë.

Marrëdhëniet që kam me shoqërinë time janë të balancuara. Unë jap dhe marr.  

Unë kurrë nuk shkaktoj dramë ose stres në marrëdhëniet e mia. Ato janë të lehta dhe të relaksuara.

Duke pasur shoqëri të mrekullueshme unë ndihmoj shpirtin tim të ndihet i lehtësuar edhe kur nuk ndihem mirë.

Unë nuk shqetësohem për numrin e miqve që kam por kualitetin e shoqërisë.

Jam e bekuar të kem shoqëri të tillë besnike dhe të dashur. Ata janë familja që kam zgjedhur për mua!