Highlight Të tjera

Shkolla të vret kreativitetin, dhe pa kreativitet nuk mund të arrish asgjë në jetë?!

Të gjithë kanë interes në edukim. Edukimi është investimi që gjenerata jonë e tanishme bënë për të ardhmen.

Sot do të flasim për kreativitetin dhe arsimimin. Kreativiteti është po aq i rëndësishëm sa edukimi dhe duhet të trajtohet në të njëjtën mënyrë.

Një vajzë e vogël 6 vjeçare, po vizatonte në bankën e fundit të klasës në orën e artit figurative. Mësuesja e saj tha se kjo vajzë shumë rrallë kishte vëmendjen tek mësimet, pos në këtë lëndë. Mësuesja ishte e fascionuar. Iu afrua asaj dhe e pyeti “Çfarë po vizaton?” Dhe vajza tha “Po vizatoj një pikturë të Zotit.”  Dhe mësuesja tha “Por askush nuk e di se si duket Zoti…”
Por vajza ia ktheu “Do ta dinë po sa të përfundoj.”

Fëmijët nuk janë të frikësuar që “të gabojnë”.

Të gabosh nuk do të thotë të jesh kreativ. Mirëpo ajo që ne dimë është se: nëse nuk jeni të përgatitur për të qenë gabim, atëherë kurrë nuk do të krijosh diçka origjinale dhe të suksesshme.

Dhe shumica e fëmijëve e humbin këtë aftësi duke u rritur. Ata frikësohen të gabojnë.

Dhe rezultati vjen nga arsimimi. Sepse ne po edukojmë njerëzit jashtë normave të tyre të kreativitetit.

Picasso tha njëherë se të gjithë fëmijët janë të lindur artistë. Problemi është të mbetesh artist duke u rritur.

~Sir Ken Robinson