Familja Highlight

Shkenca e thotë: Të fjeturit deri në tre orë me nënën i bën mirë zemrës dhe shëndetit emocional të fëmijëve!

Prindërit janë shpesh në dilemë kur bëhet fjalë për atë se deri në cilën moshë duhet të flejnë me fëmijet e tyre. Posaçërisht nënat janë në dilemë sa i përket kohës, se kur duhet të fillojnë të mësojnë fëmijet e tyre të flenë vetëm, në një shtrat ndaras dhe kur duhet ti lënë të flenë vetëm në dhomën e tyre.

Ky është një vendim që merret zakonisht pas konsultimeve dhe këshillave që prindërit i marrin nga anëtarë tjerë të familjes, por edhe pediatrit. Por, në fund secila familje ka rregullat e veta.

Megjithatë, në Afriken e Jugut, pediatrit kanë udhëzuar prindërit në gjithë botën, të cilët marrin parasysh më shumë zakonet e familjes.

Për D. Nils Bergman nga Universiteti Cape Toën në Afriken e Jugut, fëmijet duhet të flejnë me nënat e tyre deri në tri vite. Ai erdhi në këtë konkludim pasi zbuloj se fëmijet që flinin ndaras nga prindërit e tyre ishin gjatë ditës më të përgjumur dhe më me shumë stress.

Është e rëndësishme që nënat të lidhen me fëmijet e tyre dhe kjo lidhje forcohet edhe më shumë kur ata flejnë se basku, Kjo gjë nxitë zhvillimin e trurit dhe shprehive të tjera pozitive.

Dr. Nils thotë se për zhvillim optimal, të posalindurit duhet të flejnë në kontakt me nënat e tyre, në vecanti në gjoksin e tyre javët e para.    Pas kësaj periudhe, ata mund të vazhdojnë të flenë pranë tyre derisa mbushin moshën 3 vjecare.

Për të realizuar këtë studim, janë analizuar 60 fëmijë, të cilët flinin pranë gjoksit të nënave të tyre  dhe të tjerë që vetëm ndanin dhomën e njejtë me prindër.

Rezultatet dëshmuan se fëmijet që flinin afër me nënat e tyre kishin tre herë më pak stress se sa  ata që flinin vet.

Për më tepër, kur ata flinin në shtrat ndaras, fëmijet ishin më të shqetësuar dhe e kishin problem të bëjnë gjumë të qetë.  Gjumi cilësor është primar në zhvillimin e shëndetshëm të trurit të fëmijeve.