Dashuria Highlight Lifestyle

Shkenca e thotë: jepni dhe merrni përqafime çdo ditë?

perqafime

Një numër studimesh tani tregojnë se ky akt i thjeshtë i mirëdashjes mund të ketë dobi për ata që  japin dhe ata që marrin përqafime.

Unik Portal ju sjellë përfitimet dhe arsyet pse duhet të merrni dhe të jepni përqafime…

Përqafimi rrit prodhimin e oksitocinës së trupit, gjë që shpjegon pse përqafimet na bëjnë të ndihemi mirë dhe më të lumtur.

Le të shqyrtojmë se çfarë është oksitocina dhe cilat janë përfitimet e tij trupore. Oksitocin është një neurotransmetues që ndihmon qendrën emocionale të trurit me ndjenjat e lumturisë dhe reduktimin e stresit dhe ankthit. Është treguar se oksitocina i bën njerëzit më të dashur dhe ndikon për lidhje më të mirë.
Ndihmon shkurtimin e kortizolit, hormon që merret me stresin që mund të dëmtojë trupin nëse është i pranishëm për periudha të gjata kohore. Pra, ky kombinim mund të çojë në gjumë më të mirë. Përqafimi ndihmon në mbrojtjen nga sëmundjet e zemrës, sipas hulumtimit nga Universiteti i Karolinës së Veriut. Kjo ndodhë sepse ata që nuk përqafojnë partnerët e tyre romantikë kanë një normë të ngritur të zemrës me dhjetë rrahje në minutë.

Shkurtimisht, përqafimi ju bën të ndiheni pozitivisht të lumtur, të shëndetshëm, dhe të buzëqeshur pa lënë një vrimë në xhepin tuaj sa i përket blerjes së ilaçeve. Për fat të keq, ne nuk jemi në gjendje t’ju japim një përqafim për të falënderuar për leximin tuaj, por ajo që mund të bëjmë është t’ju inkurajojmë që të përqafoni të dashurit, miqtë dhe familjen  sa herë që ju ipet rasti./Unik Portal/