Receta Shëndeti

Shishqebap me mish pule

shishqebap

Kjo recetë është tejet e thjeshtë dhe duket shumë bukur. Ju nuk duhet të jeni një ekspert kuzhine për të përgatitur shishqebape, por vetëm përcillini udhëzimet e mëposhtme.

Përberësit:
500-600 gr copa mish pule
2-3 speca të gjelbër, të kuq dhe të verdhë
mund te shtoni dhe kunguj ,kërpudha apo ndonjë perime tjetër që e preferoni,
2 thelbinjë hudhra të shtypura
2 qepë të prera
vaj
kripë, piper i kuq,i zi dhe me fara

Preni në copa të vogla, në formë kubi mishin e pulës dhe kriposeni me erëzat që i pëlqeni. Pastaj preni në copa të vogla specat, kërpudhat dhe perime të tjera që doni ti bashkëngjisni. Të gjitha renditni në shkopinj druri dhe kriposni e lyeni me vaj mirë. Tani vendosni në tigan dhe fërgoni ata në temperaturë konstante.

Në ndërkohë bëni një salcë për ti shoqëruar shishqebapet me sos domatesh, shtoni thelpinjtë e hudhrës, pakëz qepë të grirë imët si dhe erëza.

Mbajeni edhe ketë përberje në tempërature të lehtë dhe përzieni kohë pas kohe.

Për 20 minuta do të jenë gati edhe shishqebapet edhe salca.