Highlight Natyrë & Turizëm

Shijojeni çdo hap në Paris

Paris

Parisi, qyteti i artit, të bukurës dhe antikës. Nëse ende nuk keni vizituar këtë qytet mahnitës atëherë është koha që ta planifikoni këtë as më shpejtë. Lexojeni këtë udhërrëfyes se ku duhet të shkoni në Paris dhe cilat janë disa nga gjërat që duhen bërë për mos tu harruar kurrë.

Ku duhet të shkoni?

Vizitoni: Moulin Rouge, Arc de Triomphe, Kulla e Ajfelit, Kopshtet e Luksemburgut, Notre Dame, Muzeu i Luvrit;

Çfarë duhet të bëni?

1. Nuk është e nevojshme të lini bakshish, pasi që një përqindje e vogël gjithmonë është e përfshirë në çmim.
2. Përshëndetni një zotëri me “Bonjour Monsieur” dhe një zonjë me “Bonjour Madame”.
3. Përdorni metro për të udhëtuar pasi që është mjaft i lehtë për tu përdorur.
4. Sigurohuni që keni prenotuar biletat më parë për të vizituar disa nga atraksionet.
5. Koha më e mirë për të parë Parisin është nga prilli deri në qershor dhe nga shtatori në nëntor.

Çfarë duhet të hani?

Provoni specialitete franceze si: Krepa, Macarons, Jambon Beurre etj.