Highlight

Shëroni thembrat e çara brenda natës

By Edone Podvorica

December 08, 2017

Thembrat e plasaritura apo të çara paraqesin një problem dhe bezdi për shumë njerëz që vështirë e përballojnë. Ekzistojnë shumë mënyra që e shkaktojnë atë, dhe gjithkush mund të preket nga ky problem.

Mungesa e vitaminave si dhe mineraleve, janë vetëm disa nga mënyrat që mund të sjellin deri tek plasaritja e thembrave.

Unik Portal ju prezanton një recetë tepër të thjeshtë për zgjidhjën e këtij problem, që ndoshta skeni arritur ta zgjidhni as duke përdorur krema e vajra të shtrenjtë.

E tëra çka ju duhet është:

Limon

Çorapë

Krem hidratues ose vaj për lëkurë

Çfarë duhet të bëni:

Së pari ju duhet të preni  limonin në gjysmë dhe shtrydhni lëngun e  tij dhe me këtë lëng të masazhoni pak këmbet tuaja. Pastaj merrni gjyssn e limonit dhe vendoseni direct në thembër. Veproni kështu edhe me këmben tjetër.

Pasi ta keni bërë këtë, ju duhet të vishni një palë çorape dhe ta mbani këtë në këmbët tuaja për rreth 30 minuta. Pas 30 minutash hiqni çorapët.

Lëvozhgat e limonit përmbajnë shumë vajra esenciale që mund të zbutin dhe rigjenerojnë lëkurën. Kjo është arsyeja pse kjo metodë është aq efektive. Gjegjësisht të gjitha qelizat e vjetra të lëkurës tani mund të hiqen me lehtësi.!

Megjithatë ju duhet të mbani mend se në mënyrë që trajtimi të jetë i suksesshëm duhet të përsërisni këtë procedurë 2-3 herë në javë. Nëse e bëni këtë, atëherë lëkura në këmbë do të jetë e përsosur!

Tani ju duhet të aplikoni një krem hidratues ose vaj në këmbët tuaja dhe të vishni përsëri  çorape.

Provoni këtë trajtim, sepse me të vërtetë ka efekt./Unik Portal