Highlight Shëndeti

Shëroni këto plagë emocionale me anë të kristaleve

plagë emocionale

Secili nga ne kemi plagë shpirtërore të pashëruara që na pengojnë të ecim përpara me jetën tonë. Por pa u shëruar nga këto plagë plotësisht, dhe të çlirojmë chakrat tona, nuk mund të arrijmë deri tek destinacioni ynë. Prandaj lexoni për secilën nga këto plagë, se si mund ti shëroni me anë të kristaleve.

Poshtërimi

Nëse keni vuajtur nga poshtërimi, atëherë ka mundësi që ju fizikisht po përjetoni mbledhje të ujit në trupin tuaj dhe obezitet. Keni probleme me shpinë, cista, gjëndra tiroide. Në anën psikike, ndiheni sikur nuk keni liri, nuk mund të mbroni veten, dhe zakonisht poshtëroni vetën.

Kristalet që duhet të përdoren për këtë plagë janë: aquamarine, elestial, Herkimer diamond, apophyllite, blue apatite, chrysocolla.

Padrejtësia

Nëse keni përjetuar padrejtësi në jetën tuaj atëherë me siguri që nga ana fizike, muskujt tuaj janë gjithmonë të tensionuar, nofulla e bllokuar, keni probleme me shpinë, spazma të muskujve, ekzema apo psoriasis. Nga ana psikike, kurrë nuk mund të ndiheni të relaksuar, blini shumë gjëra edhe nëse nuk ju duhen, ndiheni në faj shpesh etj.

Kristalët që duhen përdorur për këtë plagë emocionale janë: aquamarine, blue apatite,chalcopyrite, amethyst, shattuckite dhe chrysocolla.

Tradhëtia

Keni probleme zakonsith me stomakun, mëlçinë, inflamacion, tiroiden, fytin. Jeni person agresiv, nuk keni tolerancë të lartë, jetoni një jetë stresuese.

Kristalët që duhen për të shëruar këtë plagë të shkaktuar nga tradhtia janë: cherry tourmaline, pink kunzite, azurite, silica gem, aquamarine, blue apatite, elestial rose quartz, peach morganite.