Dashuria Highlight

Shenjat që tregojnë se partneri juaj është ende në dashuri më ish-in e tyre

dashuri

Të gjithë mund të kemi të kaluar në anën e dashurisë, mirëpo disa prej nesh ende nuk mund të largojmë mendjen nga personi që kemi pasur një histori së bashku. Nëse ju dyshoni që partneri juaj nuk përkushtohet edhe aq ndaj jush, atëherë shikoni për këto shenja që tregojnë se ai apo ajo ende nuk kanë tejkaluar fazën e ndarjes.

  1. Flet më ish-in; Nëse partneri apo partnerja juaj ende mban kontakte me ish-in e tyre atëherë kjo mund të jetë një shenjë që ai nuk e ka tejkaluar ende atë periudhë. Natyrisht që ata mund edhe të kenë një lidhje miqësore mirëpo kontakti i tyre gjatë gjithë ditës nuk është shenjë e mirë.2. Ju thërret ju në emër të ishi-t; Nëse partneri juaj duket të ngatërrojë emrin tuaj me atë të ish-it atëherë do të thotë që nuk e ka harruar atë.3. Ju krahason me ish-in e tyre; Ju ka ndodhur që ju të vishni një bluzë dhe partneri juaj t’iu thotë që edhe ish-i i tyre kishte një bluzë të tillë? Nëse ai apo ajo ju krahason ndonjëherë me ish-in e tyre atëherë nuk është një shenjë e mirë.

    4. Refuzimi të flasë për një ish; Nëse partneri juaj refuzon të të tregojë ndonjë gjë për lidhjen e tij/saj të kaluar atëherë ai ndoshta ende nuk e ka tejkaluar atë.

    5. Përmendja e ish-it në bisedat e juaja; Nëse keni vërejtur që tashmë në bisedat e juaja ka zënë vend edhe një person i tretë atëherë është e juaja të vendosni se çfarë do të ndodhë me lidhjen tuaj.