Highlight Shëndeti

 Shenjat që tregojnë që vuani nga ’Lupus’

Lupus

Lupus është një sëmundje auto-imune, ku trupi fillon të sulmojë vetën, dhe është mjaft e vështirë për tu diagnostikuar.

Sidoqoftë mjekët kanë treguar për disa shenja të cilat duhet të keni parasysh dhe Unik Portal ju sjellë disa prej tyre.

1. Humbje e peshës;

Humbja e peshës mund të jetë paralajmëruese e shumë sëmundjeve, mirëpo nëse jeni duke humbur peshë në kohë të shkurtë dhe nuk keni ndërruar gjë në stilin e jetesës, atëherë kjo mund të paraqes një problem për shëndetin tuaj.

2. Lodhje;

Lodhja është një simptomë po ashtu e shumë sëmundjeve, mirëpo me Lupus ju do të ndiheni sikur nuk mund të zgjoheni nga shtrati çdo ditë dhe jo vetëm një lodhje e zakonshme.

3. Ënjtje e gjunjëve;

A jeni në vitet e 30-ta por ndjeni se gjunjët tuaja duken sikur të ishit në të 70-at? A keni ënjtje të gjurit që ju bën të duket sikur po vuani nga artriti? Kjo po ashtu është një shenjë e hershme e sëmundjes ‘Lupus’.

4. Skuqje;

Skuqjet janë një shenjë tjetër e zakonshme për personat që vuajnë nga Lupus.

5. Rënia e flokëve;

Nëse flokët tuaj kanë filluar për të rënë në një tempo të shpejtë, atëherë duhet të keni parasysh që ju mund të vuani nga Lupus.

6. Dhimbje në gjoks;

Dhimbjet në gjoks mund të jenë paralajmërues për shumë sëmundje, por kur kombinohen me simptomat e tjera atëherë keni kujdes.