Highlight Shëndeti

Shenjat që keni intolerancë ndaj glutenit

shenjat
Me të vërtetë që gluteni është bërë temë e rëndësishme në vitet e fundit. Tani që e dimë se ekziston mundësia që organizmi juaj të mos pranojë glutenin, prandaj mund të anashkalojmë ushqimet që e përmbajnë këtë përbërës. Por cilat janë shenjat që paraqiten si pasojë e intolerancës ndaj glutenit? Shikojini ato më poshtë.

1. Dhimbje stomaku.

Problemet nga gluteni vijnë nga problemet e tretjes. Gjëja e parë që intoleranca ndaj glutenit shkakton është dhimbje e madhe e stomakut. Mund të ndodhë sa herë që ju të hani një lloj ushqimi që përmbanë gluten.

2. Marramendje.

Nëse keni marramendje atëherë mund të jetë një shenjë që ju jeni senzitiv ndaj glutenit dhe organizmi juaj nuk po e pranon këtë përbërës.

3. Ndryshime në emocione.

Ndryshimet në emocione nuk janë argëtuese. Njerëzit që vuajnë nga kjo alergji kanë raportuar të kenë pasur ndjenja stresi, ankth dhe nervozë pa arsye.

4. Migrenë;

Njerëzit që vuajnë nga intolerancë nda glutenit kanë raportuar për dhimbje koke të mëdha. Ato zakonisht fillojnë rreth gjysmë ore pas ngrënies së ushqimit.

5. Kruarje të lëkurës;

Kur trupi juaj përballet me glutenin dhe nuk mund ta përballojë atë, mund të shkaktojë kruarje të lëkurës. Kjo vjen si pasojë e inflamacionit të shkaktuar nga sfida.

6. Ndiheni të lodhur;

Nëse ndiheni përherë të lodhur atëherë mund të jetë një nga shenjat se ju keni intolerancë ndaj glutenit.

Intoleranca ndaj glutenit dhe laktozës ngjasojnë shumë, prandaj ju duhet ta vizitoni mjekun nëse këto shenja u janë përshtatur juve.