Familja Highlight

 Shenja që fëmija juaj ka një dhunti

fëmija

Si mund ta kuptoni nëse fëmija juaj ka një dhunti?

Më poshtë janë disa shenja që mund t’iu ndihmojnë të kuptoni dhuntinë e fëmijes tuaj!

1. Ata zgjidhin problemet mjaftë lehtë;

Një ndër shenjat që fëmija juaj ka një dhunti është se ata dinë ti zgjidhin problemet komplekse mjaft mirë.

2. Janë më sensitiv;

Kuptoni nëse fëmija e juaj  është më sensitiv. A nuk i pëlqejnë zhurmat e larta, apo hapësirat me shumë njerëz. A ka  nevojë për më shumë kohë për të ndenjur vet? Atëherë kjo mund të jetë një shenjë se fëmija juaj ka një dhunti;

3. Kanë vështirësi për të zënë miq;

Nëse fëmija juaj e ka vështirë të zëjë miq të rinj atëherë kjo mund të jetë një shenjë e dhuntisë që ka. Sensitiviteti i tyre bën që fëmijët me dhunti ta kenë më të vështirë për të bërë miq të ri.

4. Shpesh thonë se janë të mërzitur;

Nëse fëmija juaj thotë se shpesh mërzitet gjatë mësimit në shkollë atëherë keni kujdes. Sepse, ai mund të jetë  më i fokusuar në dhuntinë që kanë prandaj mësimi është i mërzitshëm për ta.

5. Janë shumë kreativ;

Fëmijët me dhunti janë shumë të mirë në gjetjën e shumë përgjigjeve të problemeve. Nëse fëmijët tuaj gjithmonë kanë idea të reja atëherë ju ndoshta keni një fëmijë me dhunti.

6. Kanë shumë frikë;

Zakonisht fëmijët me dhunti imagjinojnë shumë skena të ndryshme. Prandaj  shpesh janë të mbushur me frikë për shkak të imagjinimit të më së keqes.