A ka qenë hunda juaj gjithmonë kaq e madhe? Dhe përse askush nuk ju ka thënë asgjë për këtë? Ju mendoni se duhet të lini takim me një kirurg plastik. E gjithë kjo për shkak të një selfie të shkrepur.
Mirëpo pritni pak. Qetësohuni. Hunda juaj nuk është aq e madhe sa duket. Është thjesht një çështje perspektive.
Pra, shkenca thotë se selfie-t ju bëjnë të mendoni se hunda juaj është shumë më e madhe se sa është. Por le të jemi të sinqertë – askush nuk do të ndalojë së bëri selfie.
Lajmi i mirë është se shkenca ka ‘zgjidhur’ edhe në këtë problem, dhe kërkimet kanë rezultuar në një metodë për të bërë selfie më të mira.
Këtu janë 3 metoda për të bërë selfie më të mira:
– Mos fotografoni vetën nga një distancë e afërt;
– Kontrolloni ndriçimin përreth jush;
-Gjithmonë pozoni në mes të fotografisë;