Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Sekreti i madh në marrëdhëniet me të tjerët

sekreti

Në këtë botë ka vetëm një mënyrë për të arritur, që dikush tjetër të bëje atë që dëshuron ti. Kjo mënyrë është të bësh të mundur, që edhe tjetri të dëshurojë atë që duam ne. Nuk ka mënyrë tjetër. Ndoshta, mund edhe ta detyrojmë  dikë të na japë orën e tij duke i vënë pistoletën në kokë, mund të detyrojmë një vartës që të bëjë atë që duam ne, duke e kërcënuar se do ta pushojmë nga puna, por kjo funksionon sa kohë kemi kthyer kurrizin. Edhe një fëmijë mund të bëhet i bindur me shpulla apo sharje, por me fëmijet këto metoda të dhunshme thuajse nuk kanë shanse suksesi dhe shpesh kanë pasoja të paimagjinueshme.

Mënyra e vetme efikase për të arritur atje ku mua me intereson, është që të bind të tjerët të duan të njëjtën gje. Por çfarë duan në përgjithësi njerëzit?

Sigmund Frojd, një nga spikologët më të mëdhenjë, ka zbuluar që veprimi njerëzor ka dy motive: impuls seksual dhe dëshirën për t’u dukur bukur, për të rënë në sy. Por, sipas disa pasuesve të tij, motive i dytë është shumë më i rëndësishëm se i pari.

Të rënditura sipas rëndësisë,  gjerat që njeriu jo vetëm dëshiron, por edhe përpiqet me të gjitha forcat t’i arrijë janë:

-para se gjithash jeta dhe ruajtja e saj,

-ushqimi dhe gjumi,

-paratë, për të siguruar gjithçka dhe paraja mund të japë,

-kenaqësia seksuale,

-mirëqënia për të dashurit e tij dhe mbi të gjitha fëmijet,

-kënaqësia e egos së tij, që përkthehet në dëshiren për të qenë i rëndësishëm.

Nga të gjitha këto dëshira, më e veshtira për t’u plotësuar është e fundit, dhe është jo më pak e rëndësishme se nevoja për gjumë dhe ushqim.

Linkolni filloi një herë një letër me frazën: “Nuk ka njëri që nuk dëshiron një kompliment”. Dhe, është pikërisht kështu, të gjithë ne jemi të dëshiruar për njohje të vlerave tona dhe për lavdërime të sinqerta. Por, nuk është aq e lehtë për t’i siguruar. Individi, që ndërshmerisht plotëson këtë kërkesë legjitime të atyre që e rrethojnë, do të ketë shumë ndikim mbi ta.

Dëshira për të qenë i rëndësishëm, është ndër të tjera, një nga ndryshimet thelbësore ndërmjet njeriut dhe kafshës. Nëse paraardhësit tanë nuk do të ishin shtyrë nga energjia dhe motivi, qytetërimi do të ishtë i pamundur  dhe në do të sihim akoma në stadin e kafshëve.

Secili prej nesh e plotëson dëshirën për tu dukur i rëndësishëm në një formë të caktuar. Kjo përcaktohet përmes karakterit dhe përsonalitetit tonë.

Bie fjala, nëse Xhon Rokfeleri e plotëson ambicien e tij, duke ndërtuar një spital në Pekin dhe duke shëruar mijëra njerëz qa as nuk e dinë se kush është ai, krimineli Dilinger e plotëson ambicien e tij  duke u bërë armiku numër 1 i rendit publik.

Historia Na njeh me plot shembuj njerëzisht të shquar që kanë dashur të duke, nisur nga Xhorxh Uashingtoni që donte ta thërrisnin “Lartësia e tij, President i Shba-së”, Katerina e Madhe që refuzote të hapte letrat që nuk i drejtoheshin me titullin “Madhërisë së Saj” dhe Mek Kinlei, gruaja e presidentit të SHBA që i jepte rëndësi vetës, duke u shtirë si e sëmurë dhe e detyronte të shoqin të linte pas dorë punet e shtetit, për të qëndruar pranë shtratit të saj.

Për pjesën më të madhe të njerëzve, ushqimi kryesor është vetëvlerësimi. Ne ushqejme trupin e fëmijeve tanë, të vartësve tanë, por shumë rrallë iu japim atyre kënaqësi për vetëvlerësim. Iu japim atyre mundësi që të zhvillojmë energji, por shpesh harrojmë që të shprehemi me fjalë vlerësuese dhe lavdërime, që do të baheshin mend dhe to të tingëllonin si melodia më e bukur në veshët e tyre. Por, kini kujdes!

Nuk bëhet fjalë për komplimente false e sipërfaqësore. Këto lloj lavdërimesh e vlerësimesh nuk vlejnë për njerëzit e mençur, megjithëse njerëzit në përgjithësi janë aq të etur për fjalë të mira, sa pranojnë gjithcka. Këtu nuk është fjala për komplimentet sipërfaqësorë ndaj të tjerëve, sepse kjo do të ishte shumë e thjeshtë dhe të gjithë do të bëheshin mjeshtër në artin e sjelljës me të tjerët. Por po flasim për vlerësimin e sinqertë të meritave të të tjereve./Unik Portal